Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur në lidhje me arrestimin e Astrit Avdylit, kreu i grupit të Shijakut i njohur dhe me nofkën “i urti”.
Ai tha se shtëpia e tij prej disa kohësh po ruaj me një aparat, teksa shtoi se Avdylaj duket të përgjigjet pyetjes për zhdukjen e Ervin Martinajt, pasi është i fundit që pati konflikte me të.
Ndër të tjera Karamuço ka dhënë edhe një deklaratë të fortë duke thënë se në Shijak para disa kohësh është bërë një festë nga një grup kriminal për gradën e një polici të lartë. Pjesë e festës ka qenë dhe vetë efektivi që është ngritur në detyrë.
Karamuço duke mos përmendur emra, tha se AMP është duke e hetuar këtë çështje.
“Edhe nëse policia ka pasur një informacion nga një grup rival sepse ka edhe njerëz informativ policia dhe nuk t’i thotë. Unë di që është një aparaturë që kryqëzohen me të dhëna të tjera, por nuk thuhen. Ky personi që është arrestuar duhet t’i japë përgjigje pyetjes që ka lidhje me Ervis Martinajn sepse është personi i fundit që është takuar. Madje janë ushtruar kontrolle në këtë zonë vetëm për këtë shkak.
Përpara ca kohësh aty në atë zonë është bërë një festë dhe është festuar grada e një polici të lartë. Pra i kanë bërë një darkë dhe ky ka festuar për gradën e vet. AMP po heton se kush është. Kush është ky person që grupet kriminale kanë festuar? Pra dyshohet se kanë organizuar një darkë”, tha Karamuço