Nga Saba Lama
Dihet tashmë që Matura Shtetërore dhe Minimatura, janë dy provime të rëndësishme që funksionojnë në shkollat arsimit parauniversitar. Këto dy provime, si qasje tëvëndeve me arsimit të përparuar europjano-perendimor, ka vite që funksionojnë edhe në vëndin tonë dhe për mbarëvajtjen e tyre janë angazhuar shumë aktorë dhe struktura arsimore në nivele qëndrore ( MASR, QSHA ) , në nivele rajonale ( Drejtoritë Rajonale Arsimore ) dhe në nivele lokale ( Zyrat Vëndore Arsimore ). Provimet e Maturës Shtetërore që zhvillohen në arsimin e mesëm të lartëpër lëndët : Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, Matematikë, Gjuhë e huaj dhe Lëndën me zgjedhje dhe ato të Minimaturës që zhvillohen në arsimin e mesëm të ulët ( arsimin bazë )për lëndët : Gjuhë shqipe, Matematikë dhe Gjuhë e huaj, synojnë të eksplorojnëdhe të masinnjohuritë e nxënësvesipas lëndëve qëpërmban çdo provim. Rezultatet e këtyre provimeve nga viti në vit, kanë treguar se ato janë në nivele të ulta, madje tepër të ulta.E një rezultat i tillë u reflektua edhe në provimet e Maturës dhe Minimaturës së këtij viti, bazuar në të dhënat statistikore të të gjitha shkollave që u angazhuan në këto provime.Pra nisur nga rezultatet, po ndodh i njëjti skenar nga viti në vit. Por rezultati i përsëritur,na kujton shprehjet që përdor populli në zhargonin e tij :“ Po nuk dhe atë që duhet, nuk merr atë që don “, ose shprehjen tjetër “ Ç’ka do të mbjellësh atë do të korrësh “. Po kush janë ata që e mbjellin këtë farë, që marim këtë korrje dhe këtë produkt? Pra kush janë ata aktorë që bëhen përgjegjës të këtij produkti të marë në vazhdimësi. Në këtë drejtim mendoj se janë:
1. Mësuesit. Po kush janë mësuesit e sotëm që mësojnë fëmijët tanë dhe që u është besuar detyra fisnike dhe humane si mësimdhënës dhe edukator ?Janë ata ku disa prej tyre, e kanë marë diplomën për mësuesi pa merita profesionale por me rrugë abuzive, pasi këtë hapsirë dhe mundësi ia lejoi periudha e tranzicionit demokratik shqiptar. Janë ata të cilët nuk e ndjejnë përgjegjësinë për mësimdhënien lidhur me njohuritë që u japin nxënësve të tyre gjatë procesit mësimor, qëdijet e dhëna të jenëtë qëndrueshme për nxënësit për t’u shërbyer atyre nesër kur të dalin në jetë. Kjo mungesë përgjegjësie e tyre, shprehet në përgatitjen e përditëshme ditore që bëjnë, përgatitje e cila është formale dhe sa për të kaluar rradhën,por në gjirin e mësuesve të sotëm ka edhe nga ata që shkojnë krejtësisht të papërgatitur në shkollë, lidhur me materialin e ri mësimor që do t’u shpjegojnë nxënësve. Sot nisur nga praktika, janë të pakët apo shumë të pakët ata mësues që e ndjenë përgjegjësinë për misionin që kanë, kjo mund të ndodhë të mësuesit që kanë sedër dhe ambicie profesionale dhe tek ata që e kanë me pasion profesionin e nderuar të mësuesit.Në gjirin e mësuesve të sotëm, kemi edhe nga ata të cilët e shfrytëzojnë profesionin e tyre në raportet me nxënësit për t’i shfrytëzuar këta të fundit për interesat e tyre vetiake nga më të larmishmet.Mësuesit e sotëm nisur nga performanca negative që shpalosin në shkollë, po ua bëjnënxënësve të mërzitshme shkollën, që është edhe një nga shkaqet e braktisjes se saj nga nxënësit e sotëm ( krahas të tjerave ) siç kanë treguar rastet, pasi nuk ndjehen mirë nga veprimtaria mësimore-edukative e mësuesve që shkolla të bëhet e dashur për nxënësit.
2. Nxënësit. Sigurisht që edhe ju nxënës keni përgjegjësinë tuaj lidhur me rezultatet e dobta të përjetuara në provimet e Maturës dhe Minimaturës. Kjo përgjegjësi reflektohet në : mungesën e interesit që tregoni në përmbushjen e detyrave që u takojnë si nxënës. E këtu është fjala në përgatitjen e përditëshme që ju duhet të bëni në lëndët mësimore që zhvilloni sipas cikleve të shkollimit.Shumica e nxënësve sot, e kanë braktisur tekstin shkollor, që duhet ta konsiderojnë kurdoherë si burimin kryesor për të marë dijen dhe informacionin e nevojshëm, pavarësisht se shumica e mësuesve të sotëm siç lartpërmendëm, nuk po e ndjejnë përgjegjësinë dhe përkushtimin për t’ju shpalosur nxënësve në orën mësimore një cilësi mësimdhënie në nivelin që kërkohet.Ajo që vlenë për tënënvizuar, është se edhe ju nxënës sot po e konsumoni më shumë kohën përmes përdorimit të celularit apo të ndonjë mjeti tjetër elektronik, për gjëra të panevojshme.Pra ju, duhet ta kuptoni se po abuzoni me veten tuaj, me perspektivën tuaj nga mungesa e interesit për t’i shfrytëzuar tekstet shkollore në kohën e duhur për moshën që keni, në drejtim të përgatitjes suaj për t’u arsimuar.Madje apeli që doja t’u bëja lidhur me këtë abuzim, është se do j’u kushtoj shumë shtrejnjtë nesër kur të dilni në jetë, nga mangësitë dhe boshllëqet e ndjeshme të krijuara gjatë viteve të shkollimit.E nëse ju nuk do vlerësoni shkollimin dhe marrjen e njohurive në moshën kur jeni, nuk do jeni më në gjëndje nesër t’a riktheni kohën e humbur ( për mësimin që keni marë nga mospërgatitja juaj ), pasi koha shkon përpara dhe ne duhet t’ishkojmë pas asaj, sipas detyrave që na dikton, e nëse nuk e bëjmë këtë, edhe ajo ( koha ) do të na lërë pas neve.
3. Prindërit e nxënësve. Pa dyshim që edhe ju prindër, keni detyrat dhe përgjegjëstë e tua në drejtim të ndihmës dhe të bashkëpunimit me mësuesit, për mbarëvajtjen e fëmijëve tuaj në shkollë.Jo pa qëllim prindi, nga specialistët dhe ekspertët e pedagogjisë, është konsideruar dhe vlerësuar si mësuesi i parë i fëmijës.Koha ka treguar se ju ka vite që jeni distancuar nga ndjekja e mbarëvajtjes së fëmijëve në shkollë.Kynënvlerësim dhe qëndrim i juaj, ka sjellëedhe devijimin e fëmjëve nga kontrolli juaj si prind, për rrjedhojë edhe rënien e ndjeshme të tyre në mësime. Edhe rezultatet e dobta në provimet e Maturës dhe Minimaturës pa dyshim ju ngarkon me përgjegjësi edhe juve si prind për pjesën që u takon, krahas faktorëve të tjerë.
4. Institucionet eprore të arsimit. Ka vite që këto institucione në nivel qëndror, rajonal dhe lokal, bazuar në kompetencatqë kanë, si dhenë raportet me njëra-tjetrën sipas pozicioneve ku ndodhennë drejtim të bashkëpunimit, janë mjaftuar vetëm përmes e-maileve dhe rrallë herë për të vajtur në bazë, për të parë konkretisht punën e institucionit që kanë në juridiksion. Sigurisht kjo skemë komunikimi që ka funksionuar prej vitesh midis institucioneve që bëhet fjalë, duke u mjaftuar vetëm me komunikiminnga tavolina përmes e-maileve pa vajtur në bazë, për të parë konkretisht punën e institucioneve që kanë nën juridiksion, përbën një stil pune dhe veprimtarie të natyrës burokratike. Në këtë drejtim dua të nënvizoj, se edhe kur është bërë ndonjë kontroll në x apo y institucion nga institucioni eprorë i tij, ka qenë formal dhe sporadik, sepse nuk është ndjerë përgjegjësia për mangësitë e konstatuara.Kjo ka ndodhur shpesh herë kur janë kontrolluar shkollat tona sipas niveleve nga drejtoritë rajonale arsimore apo MASR-ja ose kur kjo e fundit si institucioni qëndror epror i arsimit, ka ushtruar kontroll ndaj drejtorive rajonale arsimore apo zyrave vëndore të arsimit, si institucione të juridiksionit në raport me MASR-në. Pra e përgjithshmja ështe se kontrollet nuk kanë funksionuar normalisht, e duke funksionuar në këtë mënyrë sigurisht lind pyetja : si ndjehet përgjegjesia e punës në një institucion, pa u ushtruar kontrolli nga institucioni epror ? Si mund të presim rezultate dhe arritje të suksesshme të nxënësve, pa u parë dhe verifikuar konkretisht puna e mësuesve në shkolla ?E pra pra kjo që ndodh ndër vite,përbën një paradoks të madh i cili ka ndikuar edhe në rezultatet e dobta të nxënësve në shkolla, nga mungesa e ndjeshme e kontrolleve nga instancat eprore të arsimit.
5. Vetë shteti. Shtetin tonë lidhur me nivelin mjeran të arsimit që tashmë perjetojmë,ku padyshimdhe rezultatet e dobta që përjetohen rradhasi në provimet e Maturës dhe Minimaturësjanë rrjedhojë e këtij mjerimi që përjeton sistemi ynë arsimor, do ta vlerësoja si mëkatarinkryesor lidhur me përgjegjësitë që i takojnë. E këtu është fjala për politikat qeverisëse të ndjekura nga shteti gjatë gjithë këtij tranzicioni, për ta mbështetur dhe vlerësuar sektorin e arsimit që ai të bëjë progres dhe zhvillim. Në këtë drejtim të gjithë tashmë jemi dëshmitar se si dhe sa qeverisjet e rradhës në tranzicion, e kanë mbështetur personelin arsimor në drejtimin financiar për punën që bëjnë sipas pozicioneve ku ushtrojnë detyrën e besuar. Indeksi i pagave ka qenë qesharak për shumë punonjës të sektorit të arsimit, veçanërisht për mësuesit që kanë një profesion fisnik, human, madje dhe mjaft delikat, nisur nga misioni që ka.Por shteti ynë, është mëkatar edhe për politikën e ndjekur në drejtim të emrimeve të bëra në pozicionet drejtuese të sektorit të arsimit. Në këtë drejtim titullarët e arsimit janë bërë me përzgjedhje sipas meritave dhe kontributeve partiake, pa patur parasyshë profesionalizmin e tyre, me qëllimin për t’i shërbyer jetëgjatësisë së pushtetit të zyrtarëve të lartë të shtetit dhe atyre që ndodhen në majën e shtetit shqiptar, në sajë të mbështetjes dhe lobimit që sigurojnë në proceset zgjedhore të rradhës nga këta elementë me përzgjedhje militante.Sigurisht një politikë e tillë përbën një tjetër faktor frenues për përparimin dhe zhvillimin e arsimit shqiptar.Pa dyshim të tilla politika të diktuara nga shteti, përbëjnë njëtjetër paradoks të madh, pasi arsimi është vlerësuar kurdoherë si një nga sektorët prioritar të shoqërisë.Madje arsimi është ai sektorqë përgatit gjeneratën e së ardhmes, si dhe kuadrot e të gjitha specialiteteve të nevojshme për një komb dhe një shoqëri të caktuar.Nga vlerësimi i arsimit nga shteti, dalin edhe vlerat e vetështetit me të cilin kemi të bëjmë.Sigurisht për të folur për mëkatet, borxhet dhe vlerësimin që i ka bërë shteti ynë sektorit të arsimit në periudhën e tranzicionit demokratik shqiptar, ka shumë për të thënë, ndaj nuk mund të ezaurohen në një shkrim të vetëm. Lidhur me Provimet e Maturës dhe Minimaturës së këtij viti dua të bëjmë të ditur edhe këto dy tregues të rëndësishëm në vijim:a) – Testet e hartuara nga ekspertët dhe specialistët, sipas lëndëve të zhvilluara në këto provime, kanë qënë të nivelit mesatar e megjithatë zgjidhja e tyre ka patur ndërlikime dhe vështirësi edhe nga nxënësit e nivelit të 10- ës apo siç nihen me shprehjen :nxënësit ekselentë. Kjo tregon se edhe këta nxënës, kanë patur boshllëqe dhe mangësi në përballje me zgjidhjene testeve të ofruara në provimet e Maturës dhe Minimaturës së këtij viti, pavarësisht se njihen si nxënës të tillë. Gjithashtu dukuria që ndodh me këtë nivel nxënësish, të bën të mendosh se edhe notat 10-ta me të cilat janë vlerësuar këta nxënës nga mësuesit e tyre, janë rrjedhojë e vlerësimeve me taraf e miqësira apo me rrugë të tjera abuzive nga ndërhyrjet e bëra nga individë të caktuar.b) – Vlerësimet e testeve në provimet e Maturës dhe Minimaturës 2024, nga Komisionet e Vlerësimit të Testeve, ka edhe toleranca me qëllimin që të mos shumë niveli I provimeve që bëhet fjalë nisur rezultatet realePor ajo që vlenë për të nënvizuar është se të gjithë aktorët që lartëpërmendëm lidhur me kontributet e dhëna për arsimin, përfshirë këtu edhe rezultatet e dobta të Maturës dhe Minimaturës ndër vite, seicili prej tyre ( aktorëve ), mban peshën dhe përgjegjësinë e tijnë sensin negativ, sipas pozicionit ku ndodhen. Në mbyllje dua të nënvizoj se seicili prej aktorëve të lartpërmendur, pa dyshim mban peshën e vet të përgjegjësisë në pozicionin ku ndodhet, dhe jo vetëm për rezultatet e dobta në provimet e Maturës dhe Minimaturës ndër vite, por edhe të arsimit në përgjithësi, nisur nga plagët dhe dhimbjet që përjeton ky sektor në vitet e Tranzicionit demokratik Shqiptar,tashmë të tejzgjatur.
Moderatorja e njohur bën deklaratën e papritur: Më është rritur barku këto kohë…
E ftuar në një emision televiziv mbrëmjen e sotme ka qenë moderatorja e njohur Argjira Spanca. Gjatë bisedës së saj...
Lexo më shumë