Katër persona janë ende të zhdukur në Zvicrën juglindore pasi moti i keq goditi rajonin gjatë fundjavës, duke e rritur numrin në katër të vdekur dhe gjashtë të zhdukur në vend. Sipas policisë së kantonit Ticino katër personat e rinj të zhdukur janë dy gra dhe dy burra. Hetimet po vazhdojnë, sqarohet në një deklaratë të lëshuar të hënën në mbrëmje.
Një tjetër burrë është ende i zhdukur në atë qark, sipas autoriteteve. Ndërsa lumi Maggia “fshiu” një urë pranë Cevios, pjesa e sipërme e luginës nuk është më e aksesueshme përveçse me avion dhe ushtria është mobilizuar për të rivendosur shpejt aksesin në rrugë.
Të hënën, në një pjesë të luginës është ndërprerë furnizimi me energji elektrike, si dhe furnizimi me ujë të pijshëm. Në kantonin Valais, reshjet e shiut dhe vërshimi i Rhone shkaktuan dëme materiale shumë të konsiderueshme.