Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KESH tender 2.1 mln euro energji me çmim më të lartë se në bursë, blerja në platformë të fshehtë, si “avulluan” 400 mijë euro
2.1 milionë euro i ikën buxhetit të shtetit për blerje energjie edhe pse nuk ka më asnjë krizë energjetike. Vetëm për datat nga 1 deri më 7 korrik, çmimi i tregtimit të energjisë në bursë ka qenë mestarisht 87 euro/kWh, ndërsa KESH ka hapur ofertat për blerjen e energjisë elektrike me çmim prej 108 euro për kilovat orë. Sipas Neës24, ky çmim nuk është i justifikueshëm në një kohë kur vetëm pak ditë më parë vendi pati reshje të dendura shiu, ndërsa Shqipëria prej vitesh tanimë e ka të mundur mbulimin e mbarë territorit në masën 97% me energji të prodhuar në vend.
Kësisoj, blerjet me çmime të tilla i rrisin edhe më tej gropat e shkaktuara në buxhetin e shtetit përmes borxheve nga KESH. Për më tepër, tanimë KESH nuk bën të ditur as kompanitë fituese që kanë furnizuar vendin me energji elektrike, duke “minuar” llogaridhënien publike. Blerjet me çmime të tilla i rrisin edhe më tej gropat e shkaktuara në buxhetin e shtetit përmes borxheve nga KESH. Më konkretisht, me çmimin që ka blerë KESH në energjinë në platforma të panjohura, me çmim 108 euro për kilovat orë, janë shpenzuar 2,111,135.04 euro. Ndërsa po të blihej me çmimin e referencës së HUPX prej 87 euro/kWh që ishte çmimi mesatar i datës 28 qershor kur u realizua ky furnizim me energji elektrike do të shpenzoheshin 1,712,995.2 euro. Pra, plot 400 mijë euro diferencë, të cilat ikin në drejtim të paditur. Duhet të sjellim në vëmendje se nëse shkëmbimi i energjisë elektrike do të realizohej në bursën shqiptare ALPEX, vlera totale e paguar do të duhej të ishte shumë herë më e ulët se kaq.
Për më tepër, tanimë KESH nuk bën të ditur as kompanitë fituese që kanë furnizuar vendin me energji elektrike, duke “minuar” llogaridhënien publike. Auditet e KLSH të publikuara për vitet e mëparshme për OSHEE dhe KESH kanë zbardhur shifra miliona euro lidhur me humbjet jo teknike të cilat janë vjedhjet.
Si OSHEE-KESH-OST zhdukën 1.1 mld euro
Nëse qytetarët e thjeshtë, mes të cilëve edhe pensionistë e invalidë, rrezikojnë të penalizohen deri në burg kur nuk arrijnë të paguajnë energjinë e muajit, për zyrtarët e OSHEE, KESH e OST-së humbjet në miliona duket se nuk janë aspak shqetësim. Madje, si për ironi, miliona euro që mungojnë në arkat e tyre apo që humbin në tendera plot dritë-hije për fituesit, shënohen si “humbje në rrjet” apo “humbje teknike”, duke bërë që buxhetit të shtetit t’i mungojë një fond i konsiderueshëm të ardhurash. Paradoksi është se mungesa e këtyre parave vjen në një fushë që konsumohet gjithçka që prodhohet apo blihet. Pra, nuk kemi të bëjmë me asnjë stok, por me keq menaxhim dhe vjedhje. Humbjet duken edhe më të pabesueshme kur përmes shifrave faktohet se në ketë fushë janë investuar miliona euro për të përmirësuar këtë sektor të rëndësishëm.
Çfarë ndodh me KESH, OSHEE dhe OST?
Tre institucionet kryesore të varësisë së Ministrisë së Energjisë, OSHEE, OST dhe KESH, prej kohësh janë përfshirë në një hartë humbjesh të mëdha në dëm të buxhetit të shtetit. Këto institucione që duhej të ishin burim të ardhurash janë kthyer në humbësit e mëdhenj të parave publike. Nuk janë pak, por 1.1 miliardë euro buxhet nga të cilat, fati i 670 milionë eurove nuk dihet për shkak të bilanceve të padeklaruara nga OSHEE dhe KESH, vetëm për vitin 2021 – 2022. Ndërkohë 257 milionë euro tendera janë dhënë vetëm për një apo dy kompani në garë, ku jo rastësisht njëra prej tyre gjithmonë përjashtohet nga tenderi, duke i hapur rrugën konkurruesit tjetër që mbetet i vetëm për oferta që fitohen zakonisht në 99% të vlerës së fondit limit. Këto fonde të mëdha janë kthyer në një minierë ari për familjarë të ish-krerëve të policisë të përjashtuar nga procesi i vettingut dhe investitorë strategjikë. Pamundësimi i bursës shqiptare për të funksionuar, transaksionet në kundërshtim me ligjin si edhe sherret ndërinstitucionale për borxhet e pashlyera, janë një pjesë e ajsbergut të parave të shpërdoruara.
Sherri për borxhet 1.1 mld euro dëm në buxhet të shtetit
Borxhet mes KESH, OSHEE dhe OST, kanë krijuar prej kohësh një sherr ndërinstitucional, ku palët janë të ndarë në pretendimet e tyre. Në këtë përplasje, fillimisht OSHEE do të deklaronte se borxhi ishte 104 milionë euro ndërsa OST pretendonte se ishte 129 milion euro. Diferenca prej 25 milionë eurosh ishte burimi i konfliktit për detyrimet që kompanitë kishin ndërmjet njëra-tjetrës. Sipas burimeve zyrtare të emisionit “Vetting” zbulon se në 15 prill 2021 ndërmjet OSHEE dhe OST u firmos marrëveshja për pagesën e detyrimeve të prapambetura me vlerë 9,68 miliardë lekë ose 96 milionë euro. Nga informacionet e Ministrisë së Financave, përplasja midis OST dhe OSHEE vazhdon pasi në projekt buxhetin 2024 nënvizohet se detyrimet janë nga 9 miliardë lekë deri në 18.3 miliardë lekë të OSHEE-së ndaj OST-së, e thënë ndryshe 90 deri në 183 milionë euro pasi kompanitë publike akoma nuk bien dakord me njëra-tjetrën. Ngelet shqetësues fakti dhe krijohen dyshime për abuzime pasi bilancet nuk pasqyrohen dhe fondet i mungojnë buxhetit, ndërsa palët ende kundërshtojnë njëra -tjetrën, duke mos qenë transparente.