Shkodra është tronditur gjatë natës nga një shpërthim me lëndë plasëse.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, saktësisht në 03:10, në lagjen “Tepe”, Shkodër.
Lënda plasëse është vendosur në derën e banesës private të oficerit të policisë, Vilson Zhurri, i cili është polic krimesh në zonën e Pultit në Dukagjin.
Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale ndërsa nga kamerat e sigurisë janë dalluar dy persona që afrohen me motor dhe vendosin lëndën plasëse.
Në dëshminë e tij, Zhurri thotë se nuk ka konflikte personale me askënd, por dyshimet janë te detyra e tij. Zona e Pultit është një prej zonave me kultivimin më të madh të lëndëve narkotike.
Ky është rast i përsëritur ku punonjësit e policisë kërcënohen me lëndë plasëse për shkak të detyrës.
‘Barbie’ në pritje të ëmbël! Aktorja e njohur dhe bashkëshorti prindër për herë të parë
Margot Robbie është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Tom Ackerley. Çifti, që u njohën në...
Lexo më shumë