Ambasada izraelite me anë të një njoftimi për shtyp ka informuar lidhur me situatën e krijuar në Rripin e Gazës. Gjatë kësaj deklarate bëhet me dije se menaxhimi i Rripit të Gazës nga Hamasi është i bazuar në supozimin e provuar tashmë që Izraeli dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të kujdesen për nevojat themelore të popullsisë, duke bërë të mundur që Hamasi te devijojë shumicën e burimeve për blerjen e armëve dhe ndërtimin e infrastrukturës së saj terroriste, kryesisht fshehur nëntokë, në kurriz të zhvillimit të qëndrueshëm të Rripit te Gazës dhe mirëqenies së banorëve të tij. Më tej në deklaratë thuhet se mënyra e vetme e drejtë për të mbrojtur popullatën e Izraelit dhe të Rripit të Gazës është demilitarizimi i Rripit të Gazës sipas parimeve të përcaktuara në marrëveshjet e përkohshme mes Izraelit dhe Authoriteti Palestinez.
Deklarata e plotë nga Ambasada Izraelite:
Po të përballemi me realitetin: Rripi i Gazës qeveriset që nga vera e vitit 2007 nga një milici fondamentaliste islamiste, e cila imponon autoritetin e saj të pamëshirshëm ndaj popullsisë vendase dhe e ka kthyer këtë rrip të vogël toke në një bazë terroriste. Rezervistët e Hamasit fshihen prapa civilëve palestinezë dhe i shfrytëzojnë ato si mburoja njerëzore. Gjithashtu, Hamasi fsheh agjendën e tij vrasëse pas çështjes palestineze, në mënyrë që të luajë me komunitetin ndërkombëtar – qëllimin e deklaruar tashmë botërisht që është shkatërrimi i Izraelit dhe krijimi i një shteti islamik në vend të tij. Hamasi nuk është shoqatë legjitime politike, as sundimi i saj mbi Rripin e Gazës nuk eshte i ligjshëm. Ajo është një organizatë terroriste, e njohur si e tillë (pa ndonjë dallim midis krahut politik dhe ushtarak te saj) nga ana e SHBA, Bashkimit Evropian, Egjipti, Australia, Kanadaja dhe vende të tjera.
Aftësitë ushtarake të Hamasit janë vlerësuar afërsisht në 20.000 terroristë të armatosur rëndë, mijëra raketa të drejtuara drejt Izraelit, dhjetra tunele sulmi të nëndheshëm që çojnë në territorin Izraelit dhe një infrastrukturë të gjerë terroriste të mbështetur nga Irani. Por burimi kryesor i Hamasit nuk është mbajtja nën sundim të hekurt mbi Rripin e Gazës. Me metoda të denja për një organizatë të krimit të organizuar, nëpërmjet shantazhit, kërcënimeve dhe mjeteve të tjera të dhunshme, Hamasi ka plotësisht nën vartësi ekonominë e Gazës për nevojat e saj.
Menaxhimi i Rripit të Gazës nga Hamasi është i bazuar në supozimin e provuar tashmë që Izraeli dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të kujdesen për nevojat themelore të popullsisë, duke bërë të mundur që Hamasi te devijojë shumicën e burimeve për blerjen e armëve dhe ndërtimin e infrastrukturës së saj terroriste, kryesisht fshehur nëntokë, në kurriz të zhvillimit të qëndrueshëm të Rripit te Gazës dhe mirëqenies së banorëve të tij. Keqpërdorimi i mijërave ton beton për ndërtimin e tuneleve terroriste për kryerjen e sulmeve në shkallë të gjerë kundër civilëve izraelitë është një nga ilustrimet më flagrante të korrupsionit të Hamasit. Izraeli u largua nga Rripi i Gazës në vitin 2005 duka ja dorëzuar çelësat e qeverisjes Presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas. Izraeli nuk ka asnjë pretendim territorial ndaj Rripit të Gazës as tani, dhe as në të ardhmen. Dëshira e Izraelit – dhe ëndrra e komunitetit ndërkombëtar – ka qenë dhe është të shikojnë palestinezët të marrin përgjegjësi për fatin e tyre për t’i treguar botës aftësinë e tyre për të menaxhuar me sukses territorin e tyre, duke bërë që të lulëzojnë ekonomikisht dhe të krijojnë marrëdhënie paqësore me fqinjët e tyre izraelitë. Shpresa e përbashkët ishte për të parë Rripin e Gazës të lulëzojë si "Singaporin e Lindjes së Mesme".
Por dy vjet më vonë, në verën e vitit 2007, Hamasi përmbysi me dhunë qeverisjen e Autoritetit Palestinez në Rripin e Gazës, duke vrarë dhe dëbuar njerëzit e Presidentit Abbas. Që atëherë Hamasi ka vendosur një regjim islamik tejet shtypës mbi popullsinë e Rripit të Gazës, duke dhunuar fjalën e lirë, duke kufizuar të drejtat e grave dhe duke dëbuar të krishterët që andej. Hamasi mbetet i përkushtuar për arritjen e qëllimit të tij përfundimtar, siç shprehet në Kartën e tij: vrasjen e hebrenjve dhe shkatërrimin e shtetit të Izraelit. Hamasit nuk i intereson mirëqenja e popullsisë civile të Rripit te Gazës. Për Hamasin, pushkët e tij janë më të vlefshme se sa jetën e njerëzve atje. Sakrifikimi i jetës së popullsisë palestineze, duke përfshirë edhe atë të grave dhe fëmijëve të pafajshëm, është më i vlefshëm për Hamasin për sa kohë që Izraelitët janë të dëmtuarit kryesorë në këtë proces. Hamasi mban përgjegjësi të plotë dhe të drejtpërdrejtë për mjerimin dhe vuajtjet e popullsisë palestineze në Rripin e Gazës. Mënyra e vetme e drejtë për të mbrojtur popullatën e Izraelit dhe të Rripit të Gazës është demilitarizimi i Rripit të Gazës sipas parimeve të përcaktuara në marrëveshjet e përkohshme mes Izraelit dhe Authoriteti Palestinez. Kjo nënkupton shkatërrimin e tuneleve dhe çarmatosjen e Hamasit dhe të gjitha grupeve të tjera terroriste në këtë zonë.