Një tërmet me magnitudë 5.9 ballë është regjistruar sot në Greqi, ndërsa lëkundjet e tij janë ndjerë edhe në vendin tonë. Lëkundjet e tërmetit janë ndierë për disa sekonda edhe në Gjirokastër, e qytete të tjera në jug të Shqipërisë.
Tërmeti ka rënë në ishullin Qefalonia, i cili ndodhet rreth 450 km nga kufiri me Kakavijën, ndërsa lëkundjet e tij janë ndierë edhe në Tiranë, Vlorë dhe Durrës. Sipas informatave paraprake, ka pasur çarje të mureve të shtëpive dhe dëmtime të rrugëve në Lixouri, por ende nuk ka njoftime për dëme të mëdha apo viktima.
Xhamat e dritareve janë thyer si pasojë e lëkundjeve nga tërmeti ndërsa njerëzit kanë dalë të trembur në rrugë. Ndërkaq, më pas janë raportuar edhe 2-3 lëkundje më të lehta tërmeti.