Ndërmjetësuesit amerikanë, evropianë dhe arabë po ushtrojnë trysni për të mos lejuar që sulmet e përshkallëzuara ndërkufitare mes Izraelit dhe militantëve të Hezbollahut në Liban të kthehen në një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme, të cilës bota i druhet tashmë prej disa muajsh.
Shpresat po shuhen për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë, gjë që do të çonte në uljen e sulmeve të Hezbollahut dhe aleatëve të tjerë të Iranit.
Duke patur parasysh një gjë të tillë, zyrtarë amerikanë dhe evropianë po i dërgojnë mesazhe paralajëmeruese Hezbollahut, që është më i fuqishëm se Hamasi, që të mos sulmojë ushtrinë e fuqishme izraelite, thonë diplomatë të ndryshëm.
Ata po paralajmërojnë se Hezbollahu duhet të marrë parasysh faktin se Shtetet e Bashkuara, ose ndonjë vend tjetër, nuk do të jenë në gjendje të frenojnë udhëheqësit izraelitë nëse vendosin të zbatojnë planet, tashmë të përgatitura, për një ofensivë në Liban.
Po ashtu, Hezbollahu nuk duhet të mbështetet në aftësitë e luftëtarëve të tij për të përballuar gjithçka mund të pasojë.
Intensiteti i sulmeve mes Izraelit dhe Hezbollahut u duk se ra javën e kaluar. Por një ish-diplomat amerikan në Lindjen e Mesme thotë se izraelitët duket se ende po përgatiten në rast “se konflikti mund të marrë përmasa të tjera”.
“Nuk mban më ujë pilafi”/ ‘Shpërthen’ Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri
Luiz Ejlli është një nga personazhet më të komentuar të momentit. Edhe pse kaloi kohë nga edicioni i “BBV” ku...
Lexo më shumë