Në vitin e saj të tetë, lëvizja e WWF Ora e Tokës vazhdon të sfidojnë pritshmëritë duke mobilizuar qindra miliona njerëz rreth prioriteteve të ndryshme të mjedisit në të gjithë planetin. Tashmë në vitin 2014, lëvizja zgjeron më tej hartën e saj dhe arrin vende nga Amazona në Arktik dhe nga Tahiti në Tanzani. Thirrja e fuqishme për veprim po ndikon mbarë botën për të ndezur një shkëndije drite dhe mbështetur punën e pabesueshme që po bëhet për të krijuar një planet të qëndrueshëm. "Ora e Tokës ka qenë gjithmonë një mesazh më shumë se shuarja e dritave, ajo është ndërtuar rreth njerëzve nga të gjitha fushat e jetës që bashkohen gjatë gjithë vitit për të treguar se çfarë mund të bëjnë ata për të mbrojtur planetin ", thotë Andy Ridley , drejtues dhe bashkëthemelues i Orës së Tokës nga “shtëpia” e lëvizjes në Singapor.
Vetëm vitin e kaluar ne pamë mijëra Argjentinas të nënshkruanin një peticion për të mbrojtur një zonë detare 28 herë më të madhe se qyteti i New York-ut dhe WWF – Uganda filloi luftën kundër shpyllëzimit të 6,000 hektarë pyjesh që ndodh çdo muaj në këtë vend duke krijuar të parën lëvizje “Ora e Tokës për Pyjet”. Në vitin 2012 , rusët gjithashtu dorëzuan në parlament një peticion për të marrë në mbrojtje detrat e vendit të tyre nga ndotja e naftës dhe tani po luftojnë për të mbrojtur një sipërfaqe pyjore dy herë më të madhe sesa Franca. Këto histori suksesi të Orës se Tokës provojnë se lëvizja është shndërruar në një bashkëpunim global për të treguar se çfarë mund të arrihet në mbrojtje të planetit. "Çfarë e bën Orën e Tokës të veçantë është se ajo fuqizon njerëzit për të marrë përgjegjësitë dhe përdorur fuqinë e tyre për të bërë një ndryshim. Lëvizja frymëzon një përzierje të veprimit kolektiv dhe individual në mënyrë që secili mund të bëjë pjesën e tij" thotë Z. Ridley.
Dhe këtë vit, pasi dritat të jenë shuar jashtë, Ora e Tokës do të vazhdojë të mobilizojë njerëzit në mbarë botën të veprojnë duke përdorur lëvizjen si një platformë që krijon dhe realizon disa nga aktivitetet më frymëzuese në historinë e saj. Të frymëzuar nga aktivitetet e shumta dhe bashkëpunimi me filmin Njeriu Merimangë, Ora e Tokës do t’ju bëjë thirrje pjesëmarrësve të tregojnë në rrjetet e ndryshme sociale se çfarë aktivitetesh po bëjnë si Heronj të Planetit. Këtë vit miliona njerëz do të shohin shuarjen e dritave në ndërtesat më të famshme të globit si Kulla Eiffel, Katedralja e Shën Palit dhe ura e Londrës, Sheshi i Kuq dhe Kremlini, Ura e Bosforit, ndërtesa më e lartë në botë Burj Khalifa, etj.
Në Shqipëri, Ora e Tokës 2014 do të organizohet nën kordinimin e ANEP (Shoqata për Politika të reja të Mjedisit) më 29 Mars, ora 20:30. Në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Ambasadorët shqiptarë të Orës së Tokës, disa nga ndërtesat simbolike të kryeqytetit do të shuajnë dritat ndërsa shumë aktivitete rinore do të zhvillohen në qendër të qytetit. Ora e Tokës, që nga viti 2007, është një veprim simbolik, i cili na lejon të reflektojmë mbi ndikimin tonë në planet. Ajo është pjesë e sensibilizimit për zgjidhjen e problemeve të shumta mjedisore dhe shkon përtej qëndrimit në errësirë për një orë në vit. Qytetarët shqiptarë reflektojnë mbi faktin se konsumi i energjisë është përgjegjës për më shumë se 60% të shkarkimeve të karbonit në atmosferë dhe reduktimi i përdorimit të energjisë ndikon drejtpërdrejtë në pakësimin e shkarkimeve të gazrave serrë.