Policia turke ka shkatërruar një celulë islamike, e cila çonte luftëtarë në Siri. Ky lajm bëhet me dije nga mediat turke, ndërsa raportojnë se 25 persona, pjesë e Fondacionit Humanitar IHH janë ndaluar në provincën jugore të Kilis, si pjesë e një operacioni kundër “Al-Kaida’s.
"Bastisja është pjesë e operacioneve të njëkohshme kundër “Al-Kaida’s në gjashtë provincat, duke përfshirë Stamboll, Van, Kilis, Adana, Gaziantep dhe Kayseri”, shkruan Hyrijet. Një vit më parë, një agjenci e lajmeve gjysmë-shtetërore e Iranit, agjencia “FARS” raportonte se organizata turke rekrutonte myslimanë shqiptarë, për të luftuar në Siri, ndonëse organizata nuk komentoi rreth këtij burimi.