Nëse duhet të krenohemi ose jo, kjo mbetet për tu vlerësuar individualisht, por për hir të së vërtetës, Lazarati mbetet në 10 historitë më të lexuara. “The Global Post” ka renditur 10 historitë më të lexuara në vitin 2013, dhe Lazarati, fshati i cili ka qenë në qendër të vëmendjes nga shumë media botërore, ka qënë ndër historitë më të lexuara. “Global Post” ka publikuar 10 historitë më të lexuara të saj gjatë vitit 2013 dhe “kryeqyteti evropian i marijuanës nuk është Amsterdami” është i dyti në radhë si artikulli më i lexuar. “Global Post” shkruan se Lazarati është i njohur si kryeqyteti i drogës në Shqipëri. “Nga vjeljet vjetore fitohen pothuajse 6 miliardë dollarë, sipas policisë italiane. Edhe pse autoritetet vendore e kundërshtojnë këtë shifër, ata pranojnë se prodhimi i marijuanës po lulëzon”, shkruan më tej "Global Post".
Ja kush janë ndër 10 historitë më të lexuara në vitin 2013:
1-Kina mbyll me emergjencë qytetin me 11 milionë banorë, për shkak të smogut dhe ajrit të papastër
2-Kryeqyteti i Evropës për marijuanën nuk është Amsterdami
3-Shtatë grafikët që aprovuan se SHBA-të dështuan në nismat e tyre
4-Brenda në Shtetet e Bashkuara (Kjo është satirë. Edhe pse lajmi është i vërtetë, sepse gazetarët bëjnë më shumë raportime për jashtë sesa për ngjarjet aktuale që ndodhin brenda SHBA-ve)
5-Obama tregon se Putini është i shqetësuar në lidhje me armët kimike siriane
6-Diplomati i lartë holandez rrihet në Rusi
7-Japonia miraton ligjin për mbrojtjen e sekretit shtetëror
8-Kina përparon në lidhje me sistemin kërkimor të qelizave burimore, Japonia e miraton me gjyq nisën e ndërmarrë nga Kina për zhvillimin e qeliza burimore
9-Vajza 9-vjeçare në Meksikë bëhet nënë, lind fëmijë me një 17-vjeçar
10- Kisha Baptiste në SHBA “Westboro”, kërcënon të rrethojnë funeralin e të vrarëve gjatë maratonës në Boston