Një 39 vjeçar francez i ka vjedhur nga xhepi drogën një shqiptari të vdekur. Duket se varësia ndaj saj e ka shtyrë francezin që të bëj këtë veprim ndaj 30 vjeçarit shqiptar.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Zvicër në muajin mars, shkruan agjencia e lajmeve Presheva Jonë.
30-vjeçari shqiptar shpërndarës droge u vra në lagjen e Champel në Gjenevë. Ai u gjet nga kalimtarë të rastit të cilët kishin dalë të bënin shëtitjen e mëngjesit.
39-vjeçari francez është një nga të dyshuarit kryesor për vrasjen e shpërndarësit të drogës pasi ai furnizohej me marijuanë nga 30-vjeçari shqiptar.
Vjedhja e lëndës narkotike në trupin e pajetë të shqiptarit u zbulua nga vet 39-vjeçari gjatë dëshmisë në gjykatë. Mediat zvicerane shkruajnë se ai ka ndryshuar disa herë dëshminë lidhur me ngjarjen.