Kantautori Florian Kondi, i njohur si Doktor Flori përcillet sot për në banesën e fundit. Në hollin e Radio Televizionit Shqiptar u zhvilluan homazhe për të nderuar atë.
Homazhet do të vijuar deri në orën 11:00, kur Doktor Flori do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës.
Florian Kondi u nda nga jeta mëngjesin e së hënës. Ndërkaq, pritet që mjekësia ligjore të nxjerrë zyrtarisht shkaqet e vdekjes, nga rezultatet përfundimtare të toksikologjisë.
Ndahet nga jeta "Dr. Flori", zhvillohen homazhe tek holli i RTSH
Këngëtari i mirënjohur shqiptar Florian Kondi, i njohur ndryshe si "Doktor Flori" është ndarë nga jeta mëngjesin e djeshëm. Mësohet se këngëtari i njohur i muzikës shqiptare kishte shfaqur shqetësime shëndetësore dhe u dërgua i pajetë në spitalin Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë.
Paraditen e sotme nga ora 09:00 deri në 11:00 do të mbahen homazhet në nderim të këngëtarit në hollin e RTSH-së.
Doktor Flori ndërroi jetë mëngjesin e djeshëm në një moshë të re dhe la pas dy fëmijë, një vajzë 7 vjeç dhe një djalë të vogël, i cili ka vetëm tre muaj që ka lindur. Urgjenca e QSUT-së konfirmoi se i riu mbërriti pa jetë rreth orës 10:30 minuta në spital. Shkak i vdekjes së këngëtarit dyshohet një takikardi. Referuar të dhënave që vijnë nga Mjekësia Ligjore bëhet me dije se nga ekspertiza paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si shkak i mbingarkesës së trupit me substanca narkotike, gjë që dyshohet se ka stimuluar vdekjen e këngëtarit 35-vjeçar.
Ndërkohë, pritet pikërisht rezultati përfundimtar i ekspertëve mjeko-ligjor, për të mësuar edhe shkaqet reale të ndarjes nga jeta të “Dr. Florit” paraditen e djeshme.
Prej ditës së djeshme shtëpia e prindërve të "Doktor Florit' hapi dyert për të pritur ngushëllimet nga miqtë e të afërmit, por edhe nga gjithë ata që e njohën këngëtarin.