Policia vijon hetimet lidhur me vrasjen e Jurgen Kurtit mbrëmjen e 18 marsit në rrugën “Zef Jubani”, në Tiranë.
Dyshohet se dy persona me motor dhe të maskuar i janë afruar pranë shtëpisë ku banon 26 vjeçari dhe kanë qëlluar në drejtim të tij.
Pas vrasjes së 26 vjeçarit ka reaguar këngëtarja e njohur Fjolla Morina e cila tregoi se e kishte mik Jurgenin.
“U prehsh në paqe shoku im” , duke e shoqëruar postimin me një emoji zemre dhe një tjetër duke qarë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20, kur Jurgen Kurti po shkonte në këmbë në shtëpinë e tij.