Pas thirrjes në Prokurori dhe marrjes në pyetje prej 10 orësh, në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi disa ditë më parë, ndaj atentatit që iu bë prokurorit Ndoja dhe i arrestuar i vetëm është Redjan Rraja. Për këtë të fundit që dyshohet si autor i ngjarjes, është thirrur edhe modelja, Kejvina Kthella, ku është pyetur në lidhje me lëvizjet e Redjanit.
Kthella ka reaguar për herë të parë, por bukuroshja duket se ka një tjetër version. Në një reagim në rrjetet sociale, ajo sulmon mediat të cilat i quan të flliqura dhe se kanë abuzuar me emrin e saj.
“Gazeflliqësira do përgjigjeni shumë shpejt për kto artikuj qe keni përdorur në emrin tim! Po abuzoni si kafshët, plehra!”-shkruan Kejvina në rrjetet sociale, duke akuzuar mediat se kanë qenë ato që kanë abuzuar me emrin e saj.