Artistë, këngëtarë dhe shumë miq e persona publikë, kanë shprehur mesazhe ngushëllimi për vdekjen e këngëtarit të njohur Florand Kondi, i cili për publikun njihej me emrin "Doktor Flori". Kësaj liste, i është shtuar edhe kryeministri Rama, i cili pak minuta më parë, ka hedhur në rrjetin social një foto të "Doktor Florit", shoqëruar me një mesazh ngushëllues.
"Lamtumirë miku im gjenial", ka shkruajtur Rama në rrjetin social, Facebook.
Kantautori dhe këngëtari i njohur shqiptar, Florand Kondi, 35 vjeç, i njohur me emrin artistik, "Dr Flori", dyshohet se ka pasur një vdekje natyrale, por pritet ekspertiza nga mjekësia ligjore për të nxjerrë zyrtarisht shkaqet e vdekjes.
Tiranë, ndërron jetë këngëtari "Doktor Flori"
Kantautori dhe këngëtari Florian Kondi, i njohur për publikun shqiptar si "Doktor Flori" ka ndërruar jetë.
Mësohet se këngëtari i njohur i muzikës shqiptare ka shfaqur shqetësime shëndetësore dhe ka ndërruar jetë vetëm pak çaste pasi ka mbërritur në spitalin Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë.
Kush ishte Dr. Flori
Ish-anëtari i grupit ‘West Side Family’, baba i dy femijeve u bë i njohur me këngën “O cike cike", me pas ajo me titullin, 'Tirona' që u performua krah kryetarit të atëhershëm të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.
Dr Flori është dhe kompozitor por autori i shumë këngëve. Në Festivalin e 51-të të këngës ai prezantua me këngën “Jam ti”. Muzika: Dr.Flori ft. Fabi, Orkestroi: Dr.Flori ft. Fabi, Teksti: Dr.Flori ft. Fabi.
Dr. Flori ishte një ndër tre anëtarët e rep grupit shqiptar të njohur me emrin West Side Family. Rolandi, Miri dhe Flori, dikur shokë në një klase, më pas anëtarë të një prej grupeve më të njohura muzikore të Shqipërisë. Ata nuk mund të rrinin një moment pa ngacmuar njëri-tjetrin.
Pas suksesit të madh me këngën hit ‘Mesazh’, shikohen në skenën e festivalit të “Këngëve të stinës”, por tashmë jo për të kënduar, por për të prezantuar.
Ndërsa kënga më së shumti që bëri jehonë ishte “Tirona”, në të cilën ishte pjesëmarrës edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, tani kryeministër i Shqipërisë.
Teksti i këngës i shkruar nga 34-vjeçari, "Zjarr e Ftohtë", i kënduar nga këngëtari, Luiz Ejlli, fitoi në “Festivali i Këngës 44” dhe më vonë përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision Song Contest 2006”.
Ja disa nga hitet e Dr.Florit:
2010 – Origjinale (feat. Aurela Gaçe & Marsel)
2011 – Ca po menon (feat. Anila Jonuzi)
2011 – Ca na ke
2011 – S'ma ndjen
2011 – Bota nuk është bardhë e zi
2011 – Personale
2012 – Pasion (feat. Fatima Ymeri)
2012 – Tune tune (feat. Fatima Ymeri)
2012 – Ka kalle (feat. Noga)
2012 – Ku ka si Tirona (feat. Ermal Mamaqi)
2012 – Jam ti! (feat. Fabi)
2013 – Zemërthyer (feat. Tiri)