Vendlindja e saj është Korita e Gostivari, dhe quhet Hava Bekteshi. Bekteshi jeton larg vendlindjes, jeton në një tjetër shtet Evropian, Gjermani.
Por, Hava kurrsesi nuk e ka harruar traditën e saj, madje e di më së miri. Ajo preferon të këndojë këngë me një vegël tradicionale shqiptare, si çiftelia, transmeton Zëri.
Me çiftelinë e saj, ajo merr pjesë në koncerte të ndryshme që zhvillohen në mbarë Gjermaninë. Së fundmi, Hava është shfaqur në televizionin "Hamburg 1", një këngë shqiptare dashurie.