IKMT ka nisur aksionin për shëmbjen e ndërtesave në Jalë. Lidhur me këtë aksion kanë reaguar banorët të cilët thonë kanë kundërshtuar shembjen e ndërtesave dhe kanë thënë se nuk janë njoftuar për këtë veprim dhe se dhomat i kanë ende me pushues.
Në aksionin e IKMT ka m e dhjetëra forca policie.
Gjithashtu banorët shprehen se janë me dokumente të rregullta, por që është bërë mbivendosje mbi pronën.
Banorët: "Ne jemi dokumente të rregullta. Duan të na nxjerrin me dhunë nga ndërtesa. Nuk jemi njoftuar, dhomat janë ende me pushues. Kanë bërë mbivendosje mbi pronën. Këtë çështje e kemi apeluar në gjykatë, por nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar."