Operazione Colomba, grupi paqësor i shoqatës Komuniteti Papa Gjoni XXIII propozon një Ecje për Paqen në Shqipëri. Iniciativa, me titull “Një popull lëviz për paqen kundër gjakmarrje”, do të realizohet nga 22 Qershor deri më 1 Korrik për të pohuar të drejtën për jetë dhe drejtësi. Në Mars 2013 vullnetarët e Operazione Colomba kanë nxitur një fushatë me titull “5000 FIRMA PËR JETËN”. Fushata parashikonte nënshkrimin e një peticioni që e angazhon qytetarin të mos përdorë dhunë në rast konflikti, duke kërkuar mbështetjen e drejtpërdrejtë të institucioneve për të çuar përpara këtë zgjedhje dhe luftën për zhdukjen e këtij fenomeni. Fushata e sensibilizimit, ka përfunduar në Shtator 2013 duke arritur objektivin fillestar. Në fakt, janë mbledhur rreth 6000 firma që mbështesin peticionin. Firmat e mbledhura i janë dorëzuar institucioneve kryesore të Vendit. Për të vazhduar këtë veprimi sensibilizimi, që shpërndan dhe nxit praktikën e pajtimit, vullnetarët e Operazione Colomba propozojnë një ecje për paqen me pikësynime arritjen edhe në zonat më të izoluara dhe të goditura nga fenomeni i giakmarrjes dhe ku ndodhin vrasje të shumta.
Ecja, do të mbahet me ndalesa nëpërmjet evenimenteve të veçanta sensibilizuese mbi temën e faljes dhe të pajtimit. Pra, më 22 qershor pasdite do të hapet fillimi i ecjes në BAJRAM CURR. Më pas në mëngjes me 23 grupi që ecën do të niset nga BAJRAM CURRI, pika e parë e nisjes, për të mbërritur në PUKË dhe më pas do të kalojë përmes LAÇ VAU DEJES për të mbërritur më në fund në SHKODËR, e përcaktuar si nisja e dyte kryesore. Më pas, grupi do të vazhdojë për KALLMET, LEZHË, LAÇ (KISHA SHNA NDOUT), MAMURRAS, FUSHË KRUJË. Mbërritja përfundimtare parashikohet më 1 K O R R I K n ë TIRANË që përveç se është kryeqyteti është vendi institucioneve politike dhe shtetërore. Më në fund përmes ecjes për paqen kërkohet menjëherë aplikimi i ligjit 9389 dalë 4/5/2005 për krijimin dhe funksionimin e këshillit koordinues në luftën kundër gjakmarrjes dhe formimin e një lëvizjeje civile popullore, edhe me bashkëpunimin e institucioneve fetare, të nxisim pajtimin dhe të punojmë kundër dhunës për të mbrojtur jetën. Për suksesin e iniciativës kërkohet mbështetja dhe angazhimi i të gjithëve. Për këtë arsye thirren: qytetarët, shoqëria civile, institucionet për të marrë pjesë në mënyrë aktive duke mbështetur e duke shpërndarë këtë iniciativë.
Komuniteti Papa Gjoni XXIII
Komuniteti Papa Gjoni XXIII, punon në Shqipëri prej 1999 dhe merret me probleme sociale: mbështetje, mbrojtje dhe ri-integrim për personat në nevojë veçanërisht fëmijët. Personat në nevoja marrin akomodim të përkohshëm ose të përhershëm, të cilat sigurojnë zhvillimin mbështetjen dhe kujdesin, mbështetjen psikologjike dhe programet integruese. Prej disa kohe merret edhe me probleme e gjakmarrjes e punon për të lehtësuar pajtimin e gjaqeve. Operazione Colomba , grupi paqësor e shoqatës Papa Gjoni XXIII, e specializuar në menaxhimin pa dhunë të konflikteve, nga 2010 vazhdimisht vepron për të drejtat e familjeve qe janë në gjak dhe për të sensibilizuar shoqërinë civile dhe qytetarët për të kundërshtuar dhe shuar këtë fenomen.