Një koleksion i rrallë fotografik i publikuar nga Robert Elsie. Foto nga ndërtimi i Tiranës, që nga bulevardi kryesor te Hotel “Dajti”, Korpusi i Universitetit e Pallati i Sportit.
Sado e çuditshme mund të duket, Shqipëria e viteve ’30-’40 shihet në mënyrë romantike nga një i dërguar i Rajhut gjerman. Male, lugina, malësore duke tjerrë lesh, portrete burrash dhe grash, kisha, xhami, site arkeologjike, priftërinj, baballarë bektashinj… të gjitha fiksuar në aparatin fotografik të Erih fon Lukvald (1884-1969), diplomat dhe autor gjerman.
Është përkthyesi dhe albanologu Robert Elsie që na e ofron këtë koleksion të rrallë fotografik, përmes faqes së tij në internet. Janë fotografi artistike, të realizuara gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri si ambasador i Rajhut.