Kryepolici ndërtimor i bashkisë Tiranë Florenc Hoxha, tashmë personazh i pagëzuar me nofkën “Ramboja” i Lulzim Bashës”, përbën një rast të vetëm në administratën publike shqiptare të 100 viteve të fundit, që një drejtues zyrtar i pajisur me kobure e shkop gome, të futet në zyrat e shtetit dhe të rrah e të tërheq zvarrë nëpunëset femra, duke i masakruar ato publikisht në hyrje të bashkisë. Por ekzemplari Florenc Hoxha, nuk njihet vetëm për dhunën ndaj grave. “CV” e tij ka shumë episode e veprimtari antiligjore, të kryera më fuqinë e “kolltukut”, por edhe me “viston” e mbështetjen e shefave, si “specie e lindur dhe e kultivuar” për t’u shërbyer shefave e interesave të tyre personale me përulje e krime në mënyrë të neveritshme, duke vetë prezantuar si “trim e kompetent që bën ligjin në emër të shefit”. Në fakt, në rastin e tij, në të dy funksionet si shef i policisë bashkiake dhe si shef i policisë ndërtimore, “graduar” në këto poste prej Lulzim Bashës, “Ramboja” Florenc Hoxha, ka pasur e ka dorë të lirë për të abuzuar me ligjin dhe funksionet e tij bashkiake, duke mos pasur asnjë pasojë, përkundrazi është përkedhelur e mbrojtur prej Lulzim Bashës. Përveç si “Rambo”, Florenc Hoxha njihet në bashkinë e Tiranës dhe në krejt Tiranën edhe si “Mon Kukaleshi” i Lulzim Bashës e familjarëve të tij, të cilët komandojnë privatisht bashkinë. Ky lejon ndërtime pa leje, kërcënon e shkatërron ndërtime me leje. vendos gjoba ndaj bizneseve. Shkarkon e emëron punonjës në bashki. Rreh punonjëse të bashkisë dhe i përze ato nga zyrat dhe nga puna. Përdor policinë bashkiake dhe atë ndërtimore në funksion të interesave të tij, të familjes “Basha”, të familjes “Berisha” e të eksponentëve të kupolës së PD. Zhvillon fushatë elektorale me presione psikologjike e dhunë administrative në favor të shefave të tij politik e qeverisës. Futet në qendra votimi dhe kërcënon komisionerë e votues. U mbyll dyert e institucioneve deputetëve dhe i kërcënon fizikisht. Ndalon hyrjen e qytetarëve në mjediset e bashkisë për takime me kryebashkiakun dhe për ankime e kërkesa në zyrat e shërbimit. Harton lista klienteliste e politike, për të sulmuar bizneset dhe ndërtuesit. Dhe gjithçka e bën përballë kryebashkiakut Lulzim Basha, me mbështetjen e Lulzim bashës, në dijeni e heshtje të plotë të kryebashkiakut, i cili në vend ta “qëroj” nga institucioni e ka graduar dy herë, si drejtor të lartë në bashki. Përse, vallë? Me mendimin se do na jap përgjigje, sot po i drejtojmë 25 pyetje Lulzim Bashës, në lidhje me veprimtarinë e paligjshme dhe sjellet klienteliste e banidteske të“Rambos” së tij, Florenc Hoxha.
Ja 25 pyetjet, drejtuar Lulzim Bashës
1. Kush dhe për çfarë motivesh ju urdhëroi, apo ju rekomandoi që të bëni Florenc Hoxhën, pjesë drejtuese të sektorëve kryesorë të bashkisë në poste “ku bëhen lekë”?
2. A i keni dhënë Florencë Hoxhës, të drejtën për të përdorur emrin tuaj, kur niset në “operacionet” e abuzimeve që bën, apo në aktivitetin ditor si drejtues i policisë ndërtimore?
3. A dini ju zoti se cili person fshihet pas nofkës “berberi” që përdoret prej Florenc Hoxhës si sekser, për të bërë presione për vendosje e mbledhje gjobash private, ndaj qytetarëve e bizneseve që ndërtojnë?
4. Prej kohësh, Florenc Hoxha po e prezanton sekserin e tij me nofkën “Berberi”, si tepelenas, që është djalë teze me gruan dhe kuantin tuaj, a keni dijeni për këtë fakt dhe a është e vërtetë që e keni pjesë familjare të bashkëshortes?
5. A është e vërtetë, ajo që thotë “Ramboja” juaj Florenc Hoxha, se kudo që shkel, dërgohet prej jush për të vendosur gjoba pirate ndaj lokaleve e tregtarëve, që përdorin trotuaret si kafene e qofteri?
6. Kryepolici ndërtimor Florenc Hoxha, kudo ku shkon për gjoba, deklaron se gjithë shumat që zhvat, i arkëton tek xhepi yt?
7. A keni dijeni, që “zamboja” huaj Florenc Hoxha, në shumë raste kur vendos gjoba ndaj bizneseve, përdor emrin e kunatit tuaj Erjon Isufi, pronarit faktik të “Pedonales”?
8. Zoti Basha, a keni dijeni, që emri juaj përdoret prej Florenc Hoxhës, për presione ndaj lokaleve të natës dhe diskotekave, të cilëve u zhvat pagesa anti-ligjore, duke i lejuar të shkelin ligjin për zhurmat?
9. A keni dijeni, se sa lekë i zhvat Florenc Hoxha në muaj, psh, Diskotekës “Folia” në shkëmbim të lejes për të zhvilluar aktivitet zhurmues gjithë natën, si disko “në natyrë” dhe a ju sjell edhe juve “pjesën”?
10. A keni dijeni sa i ka “Ramboja” juaj Florenc Hoxha, “tarifat” e gjobës në qendër e në periferi, për ndërtim pa leje për pallat, vilë, banesë 1 katshe, shtesë kati, shtesë anësore, ballkon, papafingo, hapje dritareje e uzurpim territori?
11. A keni dijeni, që “Ramboja” juaj Florenc Hoxha, ka ngritur një “staf” privat” në policinë ndërtimore të cilin e përdor për të piketuar ndërtimet pa leje dhe harton lista me emra viktimash dhe shumën e ryshfetit që do japin, duke u thënë se “janë për shef Lulin”?
12. A keni dijeni për faktin, që “Ramboja” juaj Florenc Hoxha, i ka vënë në dispozicion kunatit tuaj Erjon Isufi, 4 policë ndërtimorë dhe katër zona në Tiranë, me fluks ndërtimesh pa leje, të cilat i përdor kunati juaj për gjoba private, i shoqëruar nga Florenc Hoxha?
13. A keni dijeni, se sa persona ka punësuar “zamboja” juaj Florenc Hoxha në gjithë ndërmarrjet e bashkisë Tiranë dhe në policinë bashkiake, duke përdorur kunatin tuaj dhe sa është tarifa e një punësimi dhe a ju jepet “pjesa” juve, siç deklarojnë “Ramboja” dhe kunati?
14. A jeni ju zoti Basha, ai që siç shprehet “Ramboja” dhe kuanti, “keni vendosur tarifat” që duhet të paguaj çdo perosn që dëshiron të punësohet në bashki, në policinë bashkiake e atë ndërtimore dhe a i zbatojnë këto tarifa, “Ramboja” Florenc Hoxha dhe kunati yt, apo i rrisin pa dijeninë tuaj?
15. A keni dijeni, që “zamboja” juaj punon me dy blloqe gjobash, një për ndëshkim real e një për presion ndaj firmave të ndërtimit dhe qytetarëve që ndërtojnë, ose bëjnë shtesa?
16. A keni dijeni, që “Ramboja” juaj Florenc Hoxha, siç thuhet në kompanitë celulare, zhvat pagesa mujore prej këtyre kompanive për antenat celulare që vendosen me ndërhyrje ndërtimore, jashtë kritereve urbanistike?
17. Cila është porosia juaj ndaj “Rambos” Florenc Hoxha, në lidhje ndërtimin dhe aktivitetin e lavazhëve në qendër, në lagjet dhe periferitë e Tiranës dhe a është e vërtetë, ajo që thonë pronarët e tyre, se paguajnë “gjobë” tek “Ramboja” për llogari të familjarëve tuaj?
18. A keni dijeni, që “Ramboja” juaj Florenc Hoxha, paraqet në zyrat e ALUIZNI-t, lista private ndërtimesh të reja pa leje për regjistrim dhe lista me ndryshime në sipërfaqe e projekte objektesh, duke folur në emrin tuaj?
19. A keni dijeni, që “Ramboja” juaj Florenc Hoxha, lejon ndërtuesit e pallateve të reja për të ndryshuar sipërfaqet dhe projektet e ndërtimeve, duke u bërë letra fiktive?
20. A ju ka kërkuar “Ramboja” juaj Florenc Hoxha 1 muaj më parë, që të miratoni 70 leje ndërtimi provizore për kafene e biznese të tjera, në sipërfaqe trualli pronë e bashkisë në Njësitë nr.5, nr. 9. nr. 8, nr. 11 e nr. 6 dhe a e keni plotësuar këtë kërkesë?
21. Në hyrje të “Piramidës”, po ndërtohet një qofteri që më pas do bëhet diskotekë, ai e keni urdhëruar “Rambon” Florenc Hoxha, që të mos ndërhyjë mbi këtë ndërtim pa leje?
22. A i keni dhënë urdhër “Rambos” Florenc Hoxha, që të mos ndërhyjë në 130 ndërtime që po bëhen në Tiranë, prej njerëzve të kupolës së qeverisë “Berisha” e të PD?
23. A keni dijeni, që edhe “Ramboja” juaj Florenc Hoxha, ka nisur të ndërtoj 5 objekte biznesi e 2 objekte banim pa leje në periferi të Tiranës, të cilat i prezanton në publik, sikur janë ndërtime që i bëni ju dhe familjarët e tu dhe a janë vërtetë ndërtimet tuaja?
24. Sa gjoba zyrtare të vendosura ndaj ndërtuesve subjekte biznesi e qytetarë në muajt janar-maj 2013 e banorë të Tiranës, janë anuluar prej jush me kërkesë të “Rambos” tuaj Florenc Hoxha dhe siç deklaron ai, a kanë paguar të ish-gjobiturit 20% të vlerës së gjobave nën dorë dhe a kanë ardhur tek ty kto 20 përqindësh?
25. A keni dijeni, që shefi i pl;iisë ndërtimore të bashksië “Ramboja” juaj Florenc Hoxha, shërben edhe si truproje e vjehrrit tuaj Xhafer Isufi, duke e shoqëruar kudo ku shkon me hapje e dyersh makinash, lokalesh, kafenesh e hotelesh?
Ja kush është “Ramboja” Florenc Hoxha
1. Protagonist i rrahjes të protestuesve më 21 janar 2011, duke zbatuar urdhrat e Lulzim Bashës, ish-Ministër i Brendshëm.
2. Protagonist i rrahjes së grave nënpunëse të Bashkisë së Tiranës dhe nxjerrja e tyre me dhunë nnga zyrat e bashkisë.
3. Dhunues fizik i romëve për të kaluar biznesin e kanoçeve e të koshave të plehrave, në favor të kunatit të Lulzim Bashës.
4. Protagonist aktiv dhe i dhunshëm në manipulimet e zgjedhjeve vendore të 8 Majit 2011
5. Dhunues aktiv dhe i shfrenuar i gazetarëve në aktivitetet publike.
6. Dhunues i deputetëve në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, duke i nxjerr forcërisht nga qendrat e votimit dhe duke i ndaluar dhunshëm, të mos vëzhgonin zgjedhjet
7. Protagonist i dhunimit të bizneseve në Tiranë, gjobë-vënës ndaj tyre dhe presion për të mbështetur me vota Lulzim Bashën dhe PD në 8 maj 2011 dhe në fushatën e 23 qershorit 2013.
8. Shkatërruesi krejt zonave urbane e mjediseve të kryeqytetit, me nxitje dhe lejim të ndërtimeve pa leje prej familjarëve e bizneseve.
9. Organizatori i spastrimit me dhunë fizike, të administratës së bashkisë Tiranë me urdhër të Luzim Bashës.
10. Përdor inspektorët e policisë ndërtimore dhe policët bashkiakë për të vendosur gjoba ndaj ndërtuesve pa leje dhe për të mbrojtur bizneset e familjes “Basha” dhe të krerëve të lartë të PD.
11. Ka krijuar rrjetin e sekserëve për të bërë presion dhe për të vendosur gjoba për ndërtimet pa leje, duke përdorur sekserin e tij të njohur me nofkën “Berberi”
12. Organizator i zhvatjes së votave të 23 qershorit 2013, duke përdorur si joshje dhe prsion psikologjik lejimin ose prishjen e ndërtimeve pa leje
13. Stimulues i zhurmave në Tiranë dhe përfituesi i drejtpërdrejtë nga aktivitetet e kësaj fushe, duke lejuar shkeljen e ligjit mbi qetësinë publike dhe ndotjet akustike.
14. Shkatërruesi i parkingjeve të Tiranës dhe organizator i biznesit të ndalimit të makinave, për interesat e bandës bashkiake e qeveritare të karrotrecëve.
15. Bodigard i Xhafer Isufit, vjehrrit të Lulzim Bashës, të cilin e shoqëron në kafene, lokale biznese e shtëpi dhe i shërben duke i hapur dyert e makinës. Nga: Përparim Halili