Në orët e para të ditës, një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në banesën e deputetit të Partisë Demokratike, Astrit Bushati. Ngjarja është shënuar rreth orës 01:55, në lagjen “Qemal Stafa”, të qytetit të Shkodrës, ku një sasi lënde plasëse ishte vendosur në katin e parë të banesës së deputetit dhe njëkohësisht edhe kryetar i PD në Shkodër, Astrit Bushati.
Nga të dhënat e policisë mësohet se për shkak të rikonstruksionit, në të nuk jetonte njeri për momentin.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave e motivit të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorëve.