Një nga zyrat elektorale të LSI në qytetin e Shkodrës është grabitur sot në mes të ditës. Dy persona të maskuar dhe me armë, kanë hyrë në zyrën elektorale të LSI dhe nën kërcënimin e armës, kanë mundur të marrin sende me vlerë.
Sipas burimeve të policisë, mësohet se pas grabitjes autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja.
Lidhur me këtë çështje, Policia e Shkodrës ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes së zyrës elektorale të Lëvizjes Socialiste për Integrim.