Rreth 5 muaj pas dënimit në Shkallën e Parë dhe pak ditë pas dënimit përfundimtar në Apelin e Posaçëm të Fredi Belerit, është zbardhur një vendim i GJKKO-së, që me sa duket ka vendosur të ‘çmontojë’ po vetë procesin e kundërshtuar me forcë nga mbrojtja e tij. Vendimi është marrë që më 26 prill nga gjyqtarja Elsa Ulliri, por i është dërguar kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës këtë të enjte në qelinë ku ndodhet në IEVP Fier. Pas bërjes publike të këtij vendimi, ka reaguar dhe Omonia, e cila thekson se vendimi i gjyqtares Ulliri zhbën gjithë hetimin farsë dhe procesin e montuar në ngarkim të Belerit.
Deklarata e Plotë:
OMONIA Himare shpreh keqardhjen dhe shqetesimin e madh qe segmente te Gjykates se Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar dhe Prokurorise se Posacme te vena ne sherbim te Kryeministrit Rama dhe ne rolin e sherbetoreve kamikaze mbajten fshehur vendimin e dates 26 prill dhene nga gjyqtarja Elsa Ulliri ne te cilin u evidentuan falsifikimet dhe manipulimin e kryera ne funksion te procesit gjyqesor kunder Kryebashkiakut te zgjedhur me vote ne Himare , Fredi Beleri .
Ky vendim qe zhben gjithe hetimin farse dhe procesin e montuar ne ngarkim te z.Beleri u vonua me qellim qe Gjykata e Posacme e Apelit Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar te denonte padrejtesisht z. Beleri dhe te zhvaste mandatin e tij te fituar me vote te lire. Vendimi i Gjyqtares Ulliri provoi katerciperisht se Arsen Rama , i ashtuquajtur bashkëpunëtori i policisë ka dhene deshmi te rreme dhe ka manipuluar ne bashkepunim me Policine e Shetit procesin hetimor ne ngarkim te z.Beleri.
Së dyti, ky vendim gjen te provuar se prokurorë, gjyqtarë dhe policia e Vlorës kane falsifikuar provat dhe gjithe akuzen ne ngarkim te z. Beleri duke u vene ne sherbim te Kryeministrit Rama qe nxitoi te shfaqte per dite me radhe armiqesine dhe terbimin e tij kunder kandidatit te opozites ne zgjedhjet lokale ne Himare. Sic ka paralajmeruar me heret ne qendrimet e veta OMONIA Himare ky proces i stisur keq e me nxitim por i ekzekutuar me verberi politike nga nje segment i drejtesise gjoja te re por te kapur politikisht nga Kryeministri Rama do te zbardhet shume shpejt.
Ky proces politik qe perfundoi me vjedhjen e mandatit te Opozites ne Himare dhe denimin padrejtesisht te Fredi Beleri do te jete turpi dhe njolla e erret e SPAK -ut por edhe prova se nje segment i tij eshte vecse nje zgjatim i partise ne pushtet.
Ekzekutoret e ketij komploti qe tjetersuan dhe po tjetersojne vullnetin e qytetareve te Himares me metoda ekstraligjore , policeske , me te deleguar qe fatin e Himares e luajne ne ruleta kazinosh e me kamaleonte politike qe nuk dine akoma pas 30 vjetesh me ke parti jane do ta marrin pergjigjen shpejt!
Nuk ka e nuk do te kete asnje hap pas deri ne zbardhjen e plote te ketij krimi politiko mafioz te konsumuar nepermjet Prokuroreve e Gjyqtareve te kapur politikisht. “Drejtesise se Re “ te Rames iu corr perfundimisht maska!! Ska drejtesi pa vote te lire! Ska shtet ligjor me gjyqtare sherbetore! Respekt maksimal per gjithe gjyqtaret e ndershem e me integritet qe i jane perkushtuar drejtesise! OMONIA Himare.