(Përditësuar)- Presidenti Bujar Nishani është prononcuar për gjëndjen e tij shëndetësore. Presidenti deklaroi se është në gjëndje të mirë shëndetësore, duke konfirmuar faktin se ditën e nesërme do të vijojë takimet me delegacionin e Këshillit të Europës.
"Nesër vazhdoj takimet e mia me delegacionin e Këshillit të Europës", deklaroi Nishani.
Ndërsa mbrëmjen e sotme, po zhvilloheshin dy mitingjet përmbyllëse të PD dhe PS, u përhap lajmi se Presidenti Bujar Nishani, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për aneurizëm në kokë. Por burime nga Presidenca nuk e konfirmojnë një fakt të tillë. QSUT deklaron se "ka bërë një kontroll rutinë".
Presidenti Bujar Nishani, në spital në gjendje të rëndë
Presidenti Bujar Nishani është shtruar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mësohet se Presidenti është shtruar me urgjencë pas mbledhjes së KLD-së.
Kreu i shtetit iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor në QSUT, konkretisht ekzaminimi elekromiografi për funksionimin e muskujve. Presidenti është larguar rreth orës 20:50 minuta nga QSUT.