Shtohen inicidentet në këtë ditë zgjedhjesh, ndërsa pak orë më parë blutë e Lushnjes ka nisur procedim penal ndaj shtetasit Erjon Dani, pasi ka kanosur një 22-vjeçar, duke i bërë presion për votën. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Thanasaj, ku Dani ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit me iniciale A. F, 22 vjeç për të votuar Partinë Socialiste.
"Ne Lushnje ka filluar procedim penal në gjendje të lire ndaj shtetasit Erjon Dani, për veprën penale "Kanosja apo dhunimi, ndaj pjesëmarrësve ne zgjedhje", pasi dyshohet se rreth orës 11:00, në fshatin Thanasaj, ka dhunuar fizikisht shtetasin me iniciale A. F, 22 vjeç, për të votuar subjektin zgjedhor Partinë Socialiste", bën të ditur policia.