Kreu i FRD, Bamir Topi, ka festuar sot 1 Qershorin me fëmijët e ushtarakëve të rënë në krye të detyrës, ku dhe ka bërë apel për ndihmë ndaj kësaj shtrese në nevojë.
Topi u ndal në përgjegjshmërinë që politika duhet të ketë ndaj shtresës së ushtarakëve në nevojë. "Ju sot duhet të jeni krenarë për baballarët tuaj, të cilët kanë qenë njerëz me moral dhe integritet të lartë", iu drejtua ai fëmijëve.
Ai shtoi se "shteti dhe qeveria duhet të jenë më të kujdesshme në drejtimin e kësaj shtrese dhe nuk duhet të bëjmë homazhe për prindërit e këtyre fëmijëve në përvjetore, por duhet që të parandalojmë ngjarje të tilla".