Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës, ku një funksionar i PS, ka rënë pre e një sulmi. Makina e Kreshnik Tepelenës, sekretar i PS në Vlorë është qëlluar me brëshëri plumbash në fshatin Llakatund dhe fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.
Kujtojmë se herët në mëngjes, një nga mjetet e tij, tip “BMW X5” shpërtheu, ndërsa vetëm në orët e vona të mbrëmjes, u sulmua edhe mjeti tjetër i tipit “Land Rover”.
Mësohet se ai është qëlluar fillimisht me armë zjarri e më pas i është vënë zjarri.