Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Ekranit përmes një letre drejtuar ministres së Kulturës Mirela Kumbaro në lidhje me ndryshimet e propozuara në projektligjin e artit i kërkon që asambleja e përgjithshme e stafeve artistike, teknike si dhe administrative në institucionet publike të miratojë statutin dhe të zgjedhë bordin dhe drejtorin, sipas rregullave të caktuara. Janë 6 pika që SASE i ka dërguar ministres së Kulturës për tu marrë në konsideratë në projektligjin e artit. “Pas konsultimit me anëtarësinë si dhe pas vendimit të kryesisë po ju paraqesim propozimet për ndryshimet në projektligjin e artit. 1-Të saktësohet në çdo rast se subjektet private përfituese të financimeve publike duhet të kenë statusin e organizatës jofitimprurëse. 2- Të rikthehet kapitulli për Qendrën Kombëtare të Artit, bordet e QKA të zgjidhen nga asambleja e përgjithshme e OJF, që kanë realizuar një projekt në 5 vitet e fundit. QKA të organizojë dhe certifikojë procesin. Bordet të jenë të specializuara për tetarin dramatik dhe teatrin muzikor. 3- Të rikthehet në formë të institucionalizuar Festivali i Regjisorëve të Rinj. 4-Të hiqen nenet për kolegjiumet e institucioneve. 5- Në institucionet publike, asambleja e përgjithshme e stafeve artistike, teknike dhe administrative të miratojë statutin, si edhe të zgjedhë drejtorin dhe bordin sipas rregullave të përcaktuara në statut. Organi epror Ministria ose Bashkia të organizojë dhe certifikojë procesin e miratimit të statutit. 6- Teatrot kombëtare të kenë statute të bazuara në modelin Comedie Françise”, shkruan SASE në letrën dërguar ministres Kumbaro, e cila mban firmën e kryetarit Alert Çeloaliaj. Më tej letra vijon se artistët janë të hapur për takime me grupe ekspertësh, në mjediset e Ministrisë së Kulturës. Po me një tjetër letër SASE i është drejtuar dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës në lidhje me problemin me Teatrin Kombëtar. Artistët i kërkojnë transparencë publike, në sallën e Teatrit Kombëtar, në prani të artistëve, urbanistëve, arkitektëve dhe specialistëve të trashëgimisë dhe aktivistëve të shoqërisë civile, për sa i përket projektit të Teatrit Kombëtar.
Vende luksozë dhe poza s*ksi me bikini, destinacionet që kanë zgjedhur Vipat për pushime
Ditët e nxehta të verës kanë mbërritur dhe kush më mirë se VIP-at tanë dinë sesi t’i shijojnë. Jemi të...
Lexo më shumë