Pas publikimit të vendimit të UEFA-s ku Shqipëria humb 3-0 në tavolinë në ndeshjen me Serbinë ka reaguar Federata Shqiptare e Futbollit.
Kjo e fundit përmes një deklarate për media u shpreh se vendimi i UEFA-s është i çuditshëm dhe për këtë do të apelojnë.
Fill pas lajmit të publikuar në media, në lidhje me vendimin e dhënë nga UEFA, ka reaguar dhe trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Gianni De Biasi. Sipas De Biasit, vendimi nuk na dha drejtësi.
“Vendimi nuk na dha drejtësi, na hoqën atë që fituam në fushë. Jam i zhgënjyer për vendimin që ka marrë drejtësia. E mirëkuptoj Komisionin që e ka pasur të vështirë për të pranuar një vendim që do i shihte të humbur në të gjitha frontet( bëhet fjlaë për Serbinë). Na e kanë hequr atë që meritonim në fushëne lojës. Çfarë duhet të ndodhë tani?”, tha De Biasi.