Pas barazimit me Juventusin një javë më parë Interi i Roberto Mancinit është rikthyer te fitorja në ndeshjen e javës së 18 të Serie A përballë Genovas duke fituar me rezultatin 3-1.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të Interit falë golave të dy argjentinasve: Palacio (12) dhe Icardi (39).
Me fillimin e 45 minutave të dyta, Genova e shtoi presionin në zonën e Interit, duke gjetur golin në minutën e 85 me anë të Izoo, por 3 minuta më pas, Vidiç do të shënonte golin e sigurisë për vendasit.
Përsa i përket shqiptarit të sapotransferuar nga Bayern Munchen, Xherdan Shaqiri, ai nuk u aktivizua për asnjë minutë këtë ndeshje duke pritur që debutimin me fanellën zikaltër ta bëjë ndeshjen e ardhshme.
Me këtë fitore zikaltrit ngjiten në kuotën e 25 pikëve në vend të tetë, 1 më pak se Milani dhe 2 më pak se Genoa.