Zëvendspresidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes Ilir Kulla tha se sipas rregullores, Begaj është njohur me pretendimin e Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes për përdorimin nga ana e saj të substancës së ndaluar stanozolol.
Sipas tij, Begaj ka shprehur bindjen se nuk ka përdorur baran të konsideruara doping.
"Ka pasur raste të tjera kur sportistët e kanë përdorur dhe e kanë pranuar dhe çështja është mbyllur. Por ka pasur edhe raste të tjera ku ka rezultuar e kundërta, duhet të jemi të duruar dhe të presim disa ditë. Zonja Begaj ndodhet jashtë shtetit me paratë e saj ka paguar të bëjë këtë analizë e cila është jo pak e kushtueshme, për të kërkuar të drejtën e saj. Begaj është sportiste e afirmuar, profesioniste e ka të qartë se çfarë është e ndaluar dhe jo, 6 muajt e fundit ajo është stërvitur në Greqi. Ne duhet të presim dhe të shpresojmë që në provën B të bie poshtë ajo që është thënë për Begajn", u shpreh
FDSH: Romela Begaj rezulton pozitive në testin anti-doping
Kampiona e në peshëngritje, Romela Begaj rezulton pozitive në testin anti-doping. Lajmi bëhet i ditur nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes.
Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes në portalin e saj zyrtar ka bërë të njohur lajmin se nga rezultatet e analizave të peshëngritëses Romela Begaj është dalluar një dozë e lartë e substancës stanozolol, duke e pezulluar menjëherë peshëngritësen shqiptare nga çdo aktivitet deri në momentin kur të kryen edhe kundër analizat, pas të cilave Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes lajmëron se mund të ketë edhe një seancë dëgjimore.
Nuk është rasti i parë që peshëngritësit tanë rezultojnë pozitiv. E njëjta situatë ndodhi me Erkand Qerimajn dy vite më parë, apo edhe Fetije Kasën.
Për momentin Federata Shqiptare e Peshëngritjes nuk ka bërë asnjë koment, duke qëndruar në heshtje.