BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit politik të qarqeve të PS, nga largimi i Peleshit, Ballukut dhe Gjiknurit, te zhvendosja e Taulant Ballës dhe afrimi i Erion Braçes, Benet Becit dhe Pjerin Ndreut, zbardhet lista me emrat e rrezikuar...

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit
x
BREAKING NEWS

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë do të përfundojnë në xhepat e tyre, nga shpërblimet dhe deri te mënyra se si do ta marrin pensionin, flasin ekspertët

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë
x
BREAKING NEWS

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh nga SPAK dosjet e aferave me pronat në ushtri, emrat ‘VIP’ që po hetohen me themel, skandalet që rrezikojnë të fundosin Bajram Begajn dhe pse imuniteti nuk e shpëton dot nga prangat e...

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh
x
BREAKING NEWS

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë shkatërruar në Shqipëri, Nasip Naço nxjerr blof Niko Peleshin dhe zbardh skandalet e Ministrisë së Mbrojtjes, si përfunduan për skrap uzinat e municioneve   

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë
x
BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x

Aktualitet

20 mijë shqiptarë vdiqën nga Covid-19 dhe mijëra të tjerë shpenzuan 200 milionë euro për t’u kuruar, mjeku Erion Dasho zbardh prapaskenat e forta nga pandemia dhe ngre alarmin për korrupsionin që ka mbërthyer sistemin shëndetësor në vend

20 mijë shqiptarë vdiqën nga Covid-19 dhe mijëra të

Eksperti i shëndetit publik, njëherësh mjeku i njohur, Erion Dasho, ka analizuara situatën në të cilin ndodhet vendi, duke e ndalur theksin tek qeverisja dhe fusha e shëndetësisë. Mjeku Dash është kthyer pas në kohë, teksa ka zbuluar një skandal që lidhet me pandeminë e Covid-19 në vendin tonë, duke hedhur akuza të forta ndaj qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ai zbulon se plot 20 mijë shqiptarë vdiqën nga Covid-19, ndërsa theksoi se mijëra të tjerë shpenzuan 200 milionë euro për t’u kuruar. Më poshtë gazeta “SOT” po pasqyron një pjesë të reagimit të mjekut Erion Dasho.

Ja reagimi i mjekut Erion Dasho

Situata e Covid-19 në Shqipëri

Që nga dhjetori 2014 kam qenë zë konstant kundër qeverisjes tënde. Kryesisht në atë fushë që njoh më mirë, sistemin shëndetësor. Rasti e solli që këtë sistem ti dhe banda jote e caktuat si tabelë qitje për një hajdutëri të pashoqe që sot vlerësohet në mbi 400 milionë euro! Rasti tjetër e solli, që ky sistem kaloi një provë zjarri me pandeminë e COVID-it. Deri në atë kohë, klarinetistët, kimistët dhe balerinat që ti i kishe emëruar si taksidarë, kishin arritur t'i hidhnin hi syve miletit duke mbjellë bar dhe bojatisur mure spitalesh dhe qendrash shëndetësore. Përballë pandemisë, shteti yt u dorëzua. 20 mijë njerëz vdiqën dhe shqiptarët paguan më shumë se 200 milionë euro nga xhepi për t'u trajtuar brenda dhe jashtë vendit. Përsëri unë isha kritik i klarinetistëve dhe balerinave të tua, duke u argumentuar shqiptarëve se ti po i vrisje dhe po i vidhje (i mban mend testet që kushtonin 120 euro dhe trajtimin sharlatan me remdesivir që kushtonte deri në 5,000 euro cikli?!) Madje jo vetëm kaq. Edhe po i terrorizoje, po i tallje dhe po i mashtroje (I mban mend tanket në rrugë?! I mban mend të vdekurit e fshehur në morg?! Po vaksinën kineze që e solle si shpëtimtar dhe refuzove vaksinën Moderna që t'u propozua me një çmim më të lirë se kinezja?!)

Korrupsioni në qeveri dhe koncesionet

Por unë (dhe besoj edhe shumë kolegë të mijë) hera-herës bëhemi pishman që të kemi rënë në qafë gjithë këta vjet. Sepse ti, Borat, paske patur me vete të gjithë dashurinë e shqiptarëve! Nuk ka rëndësi se zëvendëskryeministri yt është në arrati i akuzuar për hajdutëri (për më tepër i arratisur me bekimin tënd! Në fund të fundit, ishte ti vetë që e lejove inskenimin e SPAK-ut vetëm pasi u binde se ai kishte çarë ferrën!) Nuk ka rëndësi se vetëm me dy grupe koncesionesh, ata të djegësve dhe ata të shëndetësisë, ti u ke vjedhur shqiptarëve 400 milionë euro me secilin! Nuk ka rëndësi se shumë ministra, deputetë dhe kryetarë bashkie i ke sot pas hekurave për krime nga më monstruozet, përfshi vrasje, trafik droge dhe prostitucion! Nuk ka rëndësi se me videot erotike të qeveritarëve të tu mund të kishe hapur një portal me pullë të kuqe që të rivalizonte kanalet më profesionalë të kësaj lëmije! Nuk ka rëndësi se ti sillesh si tradhtar dhe ke shitur dhe vazhdon të shesësh interesat kombëtare tek ata që janë armiqtë më të këqij të shqiptarëve.

Rikonfirmimi në pushtet i Ramës pavarësisht skandaleve

Të gjithë këto skandale (edhe një i vetëm prej tyre mjafton për të larguar nga pushteti me turp një homologun tënd europian) ty vetëm të kanë bërë më të fortë. Mezi fitove në 2013-ën dhe t'u deshën akrobaci me qeveri teknike në 2017-ën, por ama në 2021-in fitove thellë, kurse në 2023-in arrite fitore plebishitare. Vjedhja e votave me të burgosurit në Rrogozhinë dhe skandali me pullë të kuqe në Kukës, jo vetëm nuk të penalizuan, por përkundrazi të forcuan dhe thelluan diferencën me opozitën. Ky popull sa më shumë e vjedh, e tall, e përqesh, e mashtron, e përdhos, aq më shumë të voton. Jo pak nga kolegët dhe bashkëmendimtarët që kanë shkruar prej vitesh kundër teje, tashmë kanë hequr dorë. Argumentet e mësipërm janë kokëfortë! Sa më shumë të zeza i bën këtij populli, aq më shumë të do dhe të voton. Gjasat janë që në 2025-ën të fitosh mandatin e katërt. 16 vjet në pushtet! 65 vjeç do të jesh në 2029-ën. Mund të qeverisësh lehtësisht edhe 25 vjet të tjerë (a nuk qeverisi Mugabe deri në 93 vjeç?!) për të kaluar Enverin që 40 vjet mbushi në pushtet! Kjo perspektivë i ka lodhur jo pak nga miqtë e mi pasi është me të vërtetë demoralizuese. Në fund të fundit, 700,000 shqiptarë që të votojnë akoma ty, ka më shumë të ngjarë të kenë të drejtë dhe kritikët e tu të paktë ta kenë gabim! Vetëm se unë e kam të vështirë të heq dorë. Deri 18 vjeç jetova në komunizëm dhe më vjen jashtëzakonisht keq për ato vite të jetës sime.