Një 22-vjeçar është transportuar nga spitali rajonal i Lezhës në spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak se është dëmtuar rëndë në kokë.
Dyshohet se ai është rrëzuar nga lartësia e një lokali. Ai ka dëmtuar kokën dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Rreth orës 06:05, salla operative e Policisë së Lezhës është njoftuar nga spitali rajonal i Lezhës, se në afërsi të rrethrrotullimit të Shëngjinit, është marrë me autoambulancë, i dëmtuar në kokë, shtetasi G. B., 22 vjeç. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 22-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një lokali në vendin ku është gjetur i dëmtuar.
Ky shtetas është transportuar në Spitalin e Traumës dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e kësaj ngjarjeje”,-thuhet në njoftimin e policisë.