Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shkruan në rrjetet sociale se, nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ku për 5 minuta shi përmbytet krejt Tirana.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe: 5 minuta shi për të përmbytur Tiranën!
Taksat e qytetarëve i ka marrë lumi që po vërshon rrugëve dhe Bashkisë i ka hyrë uji me kohë.
Edhe ju vjedh edhe ju përmbyt!
Me 330 milion euro buxhet vjetor nuk shpenzon një qindarkë për të zhbllokuar kanalizimet.
Ndërsa tek inceneratori që nuk ekziston i ka hapur pusetat dhe vetëm hedh miliona euro pa fund, që realisht përfundojnë vetëm në xhepin e tij, si pronar faktik!
Tiranën e përmbyt korrupsioni, jo shiu!