Gjyqtarja e Apelit Edlira Petri ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Kurbinit, atë të arrestit me burg për ‘agjentin’ e Ervis Martinajt, Jeton Lami.
28-vjeçari i cili akuzohet se ka shoqëruar, ndihmuar dhe transportuar të shumëkërkuarin nuk ka qenë në sallë, por të pranishëm ishin dy avokatët dhe familjarët e tij.
Seanca për agjentin e forcave operacionale zgjati vetëm pak minuta. Tashmë, siç raportohet për Lamin mbetet vetëm mundësia e një apeli në Gjykatën e Lartë.
Ai nuk ka pranuar të bashkëpunojë, ndërsa cilësohet si personi kyç për zbardhjen e hetimit që ka nisur për rrëmbimin me qëllim eliminimin fizik të Ervis Martinajt.