
Kursi i këmbimit për ditën e sotme, ja çfarë po ndodh me euron dhe dollarin

Sot mbahet gara ndërkombëtare e “Tiranathlon”, bllokohen disa akse rrugore duke filluar nga ora 08:00, ja si do kryhet qarkullimi (Harta)

Arti në zi/ Aktori i njohur gjendet i varrosur në kopshtin e shtëpisë (Emri)

"Çmendet" moti/ Përmbytet Tirana, rrugët mbulohen nga inertet dhe uji (Video)

Lajm i trishtë/ Humb jetën nga kanceri gazetarja e njohur (Emri+Foto)

"Çmendet" moti në Tiranë, shkarkime elektrike dhe stuhi e pazakontë shiu (Video)

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në PD, ja vendimi që duhej të merrte kur Berisha u shpall 'non grata'

A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Abuzimet me fondet e bujqësisë nga AZHBR, prodhuesit dhe opozita shpërthejnë në sulme të forta ndaj Ministrisë së Bujqësisë, akuza se paratë e BE shkojnë për klientët e qeverisë

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 29 Mars 2023

Prodhuesit dhe opozita kanë lëshuar akuza të forta sa i takon fondeve të AZHBR për bujqësinë, se paratë e BE shkojnë për klientët e qeverisë. Përfaqësues të sektorit bujqësor-blegtoral u ankuan për mungesë transparence dhe abuzime në ndarjen e parave që vijnë nga programet mbështetëse të BE-së. Në një emision televiziv ditën e djeshme, Ervin Resuli, Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit tha se Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural është kthyer në një vatër skandalesh dhe abuzimesh, pasi fondet shkojnë në duart e një grushti njerëzish, klientë të qeverisë, duke injoruar fermerin e thjeshtë. “Pjesa më e madhe ose ajo në të cilën korrupsioni shtihet apo zhvillon aktivitetin e tij brenda Ministrisë së Bujqësisë është kryesisht tek AZHBR. 95% e atyre që përfitojnë fonde nga i pari janë Start Up-e dhe kjo këtu është pikëpyetje shumë e madhe. Si ka mundësi ne kemi 85 mijë apo 87 mijë fermerë, ndërkohë që përfituesit janë këta zotërinjtë, Staru Up-et? Që këtu ngrihet një pikëpyetje shumë e madhe që klientë të qeverisë duke pasur aksesin në këto fonde janë përfitues të drejtpërdrejtë të këtyre fondeve. AZHBR është nën hetim nga OLAF-i Klientët e qeverisë apo ata që dinë mirë të bëjnë pazare me drejtoreshën e AZHBR apo ministreve e të tjerë arrijnë të përfitojnë e të ngrejnë sera, edhe brenda inceneratorit”, deklaroi Resuli.
Panariti: Mbështetja për bujqësinë është e varfër
Ndërkohë, ish-ministri i Bujqësisë, Panariti, shtoi se është e domosdoshme të mbështetet biznesi i vogël në bujqësi dhe blegtori, si mundësia e vetme për të ndaluar shpopullimin e vendit. Ai tha se mbështetja e qeverisë për bujqësinë është shumë më e vogël, krahasuar me atë që bën Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Panariti shtoi se buxheti që jep qeveria për bujqësinë është i ulët, ndërsa shprehet pesimist në modelet që përdoren për përfituesit. “25 milionë euro të alokuar si buxhet për bujqësinë është qesharak. Nuk mund të prodhosh asnjë lloj impakti me një masë të tillë financiare e cila është 5-6 herë më pak se Kosova dhe gati 10 herë më pak sesa Maqedonia e Veriut, pa llogaritur BE, që nuk kemi krahasim. Këto janë skema që i kemi parë edhe më përpara. Lançon skemën, i fton dhe pastaj gjen ato truket jo ka gabuar në aplikim, nuk kualifikohesh, nuk je i përzgjedhur këtë herë, kurajo provo edhe një herë tjetër. Kjo masë financimi rrudhet duke vendosur pragje, që nuk merr parasysh realitetin e fermave blegtorale. Është vënë një prag që duhet të kesh jo më pak se 10 krerë lopë e jo më pak se 100 krerë dele e dhish. Nëse do shikosh profilin, 70% e tyre nuk e kapin pragun. Këto shifra vijnë nga studimet. Këtë vit, skema e mbështetjes për bujqësinë dhe blegtorinë kap shifrën 3.3 miliardë lekë, por më shumë sesa shuma, shqetësim shpesh herë janë burokracitë me të cilën përballen fermerët në aplikim dhe më pas tërheqjen në kohë të subvencioneve”, deklaroi Panariti.
Reagon Ministria e Bujqësisë
Ndërkohë, zv/Ministri i Bujqësisë, Arian Jaupllari, vlerësoi si pozitive mbështetjen në rritje për kompanitë dhe fermerët gjatë viteve të fundit, çka sipas tij i ka dhënë efektet tek rritja e konsiderueshme e eksporteve. “Skema kombëtare e mbështetjes për 2023 ka filluar në 20 mars dhe po vazhdojnë aplikimet. Bindja e fermerëve tek kjo skemë e ka dhënë rezultatin e saj, vetëm në ditët e para shkoi në 15 mijë aplikime. Fondi total është 3.3 miliardë lekë në total për vitin 2023”, deklaroi Jaupllari.
Më të lexuarat


Aksident i rëndë/ 19-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje mbrëmjen e maturës

"Çmendet" moti/ Përmbytet Tirana, rrugët mbulohen nga inertet dhe uji (Video)

Aksident pranë Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë

Vlora përfshihet nga flakët, dalin detajet e para

"Çmendet" moti në Tiranë, shkarkime elektrike dhe stuhi e pazakontë shiu (Video)

Çfarë po planifikohet? Gjendet një granatë dore në Shëngjin

Moti i keq bën 'kërdinë' në Shqipëri, vështirësohet kalimi në një tjetër aks rrugor (Video)

Çfarë po ndodh me kryebashkiakun e Himarës? Komisioni Europian reagon për arrestimin dhe burgosjen e Fredi Belerit

Aksident i rëndë, plagoset 26-vjeçarja

Krimi në familje/ Coptoi bashkëshortin me hanxhar dhe e hodhi në kanal, jepet dënimi për shqiptaren
