Burime të besueshme konfirmojnë se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat shumë punonjës të Hipotekës në Beratit pasi akuzohen për disa shkelje të rënda gjatë kryerjes së detyrës së tyre. Lajmi bëhet i ditur nga burime të brendshme në Prokurorinë e Beratit, që konfirmojnë se,10-ditë më parë KLSH-ja solli në këtë institucion dosjen në ngarkim të punonjësve të hipotekës së Beratit.
Ende nuk dihen identitetet e punonjësve të Hipotekës Berat që akuzohen si të përfshirë në dosjen e Prokurorisë dhe kjo bëhet për efekt të hetimit që po kryhet, ndërkohë që konfirmohet se numri i punonjësve të përfshirë në këtë hetim është i lartë.