Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku komentoi këtë fundjavë lëshimin e 15 urdhëarresteve nga SPAK për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Teksa ishte e ftuara në një studio televizive, demokratja u shpreh se është një zhvillim i mirë që hetimet për Tiranën vazhdojnë, ndërsa kërkoi që hetimet të shkojnë tek kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. “Urdhrat më të lartë ishte për ministrin Koka, Bllako. E reja ishte Bashkia e Tiranës. Janë akuzat e dyta për Bashkinë e Tiranës. Për mua është një zhvillim i mirë që hetimet për Tiranën vazhdojnë. Unë kam përshëndetur dhe përshëndes çdo avancim hetimi. Duke ditur dosjen, kjo nuk mund të bëhej pa miratimin e kryebashkiakut. Dardhat pas shpinës së Veliajt pa firmën e tij, nuk i hante askush”, deklaroi ajo. Më tej zonja Tabaku theksoi pritshmëritë nga SPAK janë të larta. “Besoj që është e nevojshme që në këtë moment të shikojmë se ku kemi arritur. Ky është zhvillim pozitiv politik. Mbetet për t’u parë. Duhet të presim përfundimin e hetimeve. Pritshmëritë janë të larta. Kam keqardhjen për këtë proces. Për mua mos votimi i raportit të komisionit hetimor ka qenë keqardhje në këtë proces. Në pjesën më të madhe të kohës kam qenë edhe e vetme, pasi atëherë filloi përçarja në PD. Kur e kthej kokën pas, besoj se kemi bërë një të mirë publike”, nënvizoi Tabaku.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë