“Pushteti arrogant dhe i dhunshëm, i komanduar prej ish-komunistit spiun Sali Berisha, nuk ka pasur asnjë objektiv për të integruar shtresën e ish-të përndjekurve politikë shqiptarë, përkundrazi i ka denigruar, dhunuar, masakruar e bllokuar ata në çdo hap, në çdo të drejtë ligjore. Nuk është “çudi”, që ky qëndrim është mbajtur në të gjitha vitet e pushteteve të Sali Berishës, mbasi ky politikan e shtetar, njihej që ishte shërbëtor i diktaturës dhe si i tillë u fut në lëvizjen antikomuniste të Dhjetorit 1990, prej ish-sigurimit të shtetit. Për të përligjur vazhdimin e hakmarrjes ndaj shtresës së ish-të përndjekurve komunistë të diktaturës, Sali Berisha sajonte shpesh konflikte, reprezalje e gjoja “skenar”, për të “vrarë Berishën”, me qëllimin për të masakruar këtë shtresë heroike e cila nuk iu gjunjëzua as diktaturës 45-vjeçare komuniste, ku Sali Berisha ishte për 25 vjet sekretar i PPSH dhe spiun i sigurimit të shtetit”. Kështu deklaroi dje për gazetën “SOT”, kreu i Shoqatës së të Burgosurve Politikë, Skënder Tufa, duke denoncuar skandalin e rëndë shtetëror, me skenarist Sali Berishën dhe realizues kryepolicin e shtetit, Agron Kuliçaj. Çfarë ka sajuar Sali Berisha, në lidhje me “puçet” kundër tij dhe skemat për vrasjen e tij imagjinare? Çfarë ka ndodhur dhe përse e sajoi këtë “lojë”, me ish-të përndjekurit politikë? Kur dhe ku ka ndodhur? Kush janë “viktimat? Për të gjitha këto, flet për gazetën “SOT”, ish-disidenti antikomunist Skënder Tufa, mbasi dy “viktimat” e këtij skenari kanë pësuar të njëjtin fat tragjik: Vetë-djegie me benzinë, Lirak Bejko me humbje jete, ndërsa Gjergj Ndreca i arratisur nga Shqipëria, nën dhunën e pushtetit të ish-spiunit e ish-komunistit Sali Berisha.
– Zoti Tufa, prej 8 vitesh ju keni përjetuar përndjekjen ekonomike, sociale e fizike të pushtetit “Berisha”, në cilat drejtime ka ndodhur kjo përndjekje?
Kjo përndjekje ka ndodhur në të gjitha drejtimet. Prej 8 vitesh jemi pa punë, pa bukë, pa mbështetje sociale, pa strehim, pa shkollim për fëmijët. Pushteti “Berisha”, na mohoi gjithçka. Përveç anës sociale-ekonomike, jemi përballur edhe me dhunën fizike, me persekucionin me izolim në birucat e policisë. Pushteti Sali Berishës nuk ka lënë të qetë. Na ka përndjekur, na ka përgjuar, na ka dhunuar, na ka kufizuar lirinë, madje na ka sekuestruar edhe qeset me domate e bukë. Në 8 vitet e regjimit të komanduar prej komunistit dhe spiunit Sali Berisha ne nuk kemi pasur asnjë të drejtë ligjore, sociale, ekonomike, financiare. Fëmijët tanë edhe kur përfundonin shkollën me rezultate të larta, nuk fitonin të drejtën e shkollimit në universitetet publike, sepse ishim të skeduar si “armiq” të pushtetit “Berisha”. Janë 5000 familje të ish-të përndjekurish politikë, të cilat pushteti i Sali Berishës i ka nxjerrë nga skema e ndihmës ekonomike. Janë 1130 ish të përndjekur, të cilët pas ardhjes në pushtet të komunist-spiun Sali Berisha në vitin 2005, janë hequr nga puna. Janë 1450 ish-të përndjekur politikë me sëmundje të rënda, të cilët prej 8 vitesh nuk çohen për mjekim, madje as u paguhet shërbimi shëndetësor renda vendit. Janë 810 fëmijë ish-të përndjekurish, të cilët kanë mbetur jetimë dhe nuk trajtohen as me mbështetje financiare, as me punësim të prindit të mbetur gjallë. Janë 6450 osh-të përndjekur politikë invalidë, të bërë të tillë prej vuajtjeve të burgjeve komuniste, të cilëve prej 8 vitesh nën pushtetin “Berisha” nuk u jepet e drejta financiare e invaliditetit. Sikur të mos mjaftonin këto probleme jetësore, regjimi i drejtuar prej komunistit Sali Berisha, prej 23 vitesh po na mashtron, po na tall, po na denigron, po na dhunon fizikisht kur kërkojmë të drejtat ligjore. Janë shumë të përndjekur politikë, të cilët kur kërkojnë të drejtat e tyre sociale-ekonomike ligjore, janë dhunuar fizikisht e janë arrestuar me izolime e dajak në birucat e pushteti të Saliut, duke sajuar akuza banale e antiligjore.
A mund të thoni diçka konkrete?
Unë dhe bashkëvuajtësit e mi, në këto 8 vite jemi përballur me persekutonin e pushtetit “Berisha”, të inskenuar dhe realizuar prej kryepolicit bandit Agron Kuliçaj. Çdo ditë, çdo orë kemi pasur nga mbrapa bandën policore të Agron Kuliçajt e cila na ka përgjuar, provokuar, arrestuar, rrahur në biruca. Ky kryepolic ordiner e rrugaç, ka sajuar akuza false. Gjithë këtë persekucion me përgjime, provokacione e arrestime, i organizon dhe urdhëron Agron Kuliçaj, me porosi të Sali Berishës. Gjithë këtë persekucion me përgjime, provokacione e arrestime, i organizon dhe urdhëron Agron Kuliçaj, me porosi të Sali Berishës. Më akuzonin për gjëra banale. Po kujtoj një fakt. Më arrestuan në qendër të Tiranës, ndërsa ecja në trotuar së bashku me të ndjerin Lirak Bejko dhe Gjergj Ndreca. Ishim në hallin tonë. Befas, na rrethoi një bandë prej 15 policësh. Na prangosën e na çuan në biruca, duke na shoqëruar me rrahje e ofendime. Na futën në qeli të veçanta. Na masakruan me ofendime nga më të ndyrat, me dhunë psikologjike e me rrahje fizike. Na detyronin të deklaronim që nuk do qarkullonim më përballë Kryeministrisë, përballë selisë së PD, shtëpisë së Sali Berishës, Parlamentit dhe Kryesisë së Kuvendit. Ne e kemi kundërshtuar këtë “urdhër”, por e kemi paguar me “dajak” prej Agron Kuliçjat, i cili ishte mostra që ushtronte dhunë barbare, çnjerëzore mbi ne. Kur na liruan, Lirak Bejko dhe Gjergj Ndreca, më treguan se Agron Kuliçaj u kishte shkuar në biruca dhe u kishte kërkuar, që të firmosnin një deklaratë të parapërgatitur, në të cilën thuhej, se gjoja Lirak Bejko e Gjergj Ndreca kishin deklaruar, sikur unë Skënder Tufa, isha nxitës dhe organizator për vrasjen e Sali Berishës dhe rrahjen e deputetëve. Këtë kërkesë të Kuliçajt, i ndjeri Lirak Bejko dhe Gjergj Ndreca e shpërfillën, duke e grisur e ia përplasur në fytyrë. Pas këtij akti moral e burrëror, Agron Kuliçaj e qëlloi Lirak Bejkon me pëllëmbë, grushta, shkop gome e shqelma. Lirak Bejko, më ka treguar: “Agron Kuliçaj, më tha, se po nuk firmose, do dalësh copa-copa nga biruca dhe do hidhesh matanë Dajtit. Unë e pështyva në fytyrë, ai m’u vërsul si bishë. Duke qënë i pa ushqyer dhe i sëmurë e dobët fizikisht, pas grushtave e shkelmave të tij më humbën ndjenjat. Pasi dola nga biruca, më futën në një fugon policie dhe më lanë buzë Lanës, tek rruga e Elbasanit, duke më hedhur si qen. Edhe aty, Agron Kuliçaj, pas më hodhi buzë Lanës, më dha një të shytrë me shkelmë”.
Cili ka qenë qëndrimi i Kuliçajt ndaj jush dhe përse jeni sulmuar?
Ka qenë dhe vazhdon të jetë një tmerr. Ai nuk është kryepolic shteti demokratik, por nën “nazizmin”, një kriminel, një turp i policisë së shtetit. Është një bandit, që i ka shërbyer dhe i shërben familjes mafioze kryeministrore të Sali Berishës dhe bandave mafioze. Këtë mostër policore, me grada të larta të policisë së shtetit e kam pasur përherë pas, në çdo hap, jo vetëm gjatë 8 viteve të regjimit të Saliut, por edhe tani që ky regjim i pështirë ka rënë nga pushteti. Kujtoj, që vetëm në vitin 2012, jam arrestuar 36 herë. Dhe jam arrestuar në mënyrë krejt të paligjshme. Arrestimet e mia kanë pasur si motiv urrejtjen e kryeministrit ndaj shtresës tonë. sepse ne i kemi denoncuar demagogjinë dhe mashtrimet e tij me të drejtat tona. Sali Berisha na ka mashtruar dhe ne nuk jemi pajtuar me këtë fakt. Këtë, Berisha nuk e ka përballuar e përtypur dot dhe ka gjetur si zgjidhje sulmin
, hakmarrjen, persekucionin, duke përdorur pushtetin.
Incidenti i Skënder Tufës me Sali Berishën në Komunitetin Bektashi
Festimet e 22 marsit, nga ana e Partisë Demokratike nuk kanë lënë indiferente as shtresën e ish-të përndjekurve politikë, të cilët janë të zhgënjyer nga mënyra se si janë trajtuar në këto vite. Skënder Tufa rrëfen se, 22 marsi është zbatimi i vendimeve të Katovicës, duke theksuar se komunistët janë ata që qeverisin edhe sot. Sipas Tufës, 22 marsi është një zbatim i përpiktë i vendimeve të Katovicës. Partia Demokratike që nga fillimi i viteve ‘90 është tallur me shtresën e ish-të përndjekurve politikë. Ne jemi të persekutuar në mënyrën më ekstreme nga kjo qeveri. Na kanë prishur pronat, na kanë lënë pa punë dhe në fund, na përndjek edhe policia, sepse themi fjalën e lirë. PD është parti e spiunëve dhe komunistëve, xhelatëve të diktaturës dhe plehrave të shoqërisë shqiptare. Ka një korrupsion që ka habitur gjithë botën. Zoti Tufa, kujton dhe një incident te Komuniteti Bektashi kur Kryeministrit i është dashur të shtyjë vizitën pasi aty ndodheshin ish-të përndjekurit. “Një grup prej 10 ish-të përndjekurish politikë shkuam në kryegjyshatë për të uruar ditën e “Sulltan Novruzit”. Ne shkuam atje në orën 10:45. Pas vetëm një çerek ore ishte planifikuar të vinte dhe Presidenti, kryetarja e parlamentit dhe Kryeministri. Ne nuk e dinim këtë dhe e pamë vendin të mbushur me policë dhe gardistë të cilët na survejuan në çdo moment që qëndruam aty dhe na shoqëruan derisa ikëm”… Intervistoi: Përparim Halili