Një aksident është regjistruar këtë të hënë në fshatin Qukës, në vendin e quajtur “Ura e Mërkurit”.
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën, ndërsa siç shihet nga pamjet, një prej makinave ka përfunduar mbi trafikndarëse. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë mbetur të plagosur.