Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotëm në Vlorë, ku kanë mbetur të lënduar dy persona.
Mësohet se në rrugën e Selenicës, në afërsi të kthesës së Armenit, një makinë për shkak të shpejtësisë së lartë ka përplasur nga pas një tjetër automjet, i cili ka përfunduar në kanalin e rrugës.
Për pasojë kanë mbetur dy persona të lënduar, të cilët janë dërguar në spital me ambulancë. Njëra prej të lënduarve ka humbur ndjenjat. Mësohet se të aksidentuarit i përkasin një familje nga fshati Karbunar, Vlorë.