Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 57 vjeçari, ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Gjirokastrës. Si pasojë e këtij aksidenti automobilistik, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit Vasli Pero. Mësohet se 57 vjeçari Pero është dërguar në morgun e spitalit të qytetit të Gjirokastrës.
Nga burime të policisë lokale, u bë me dije se ngjarja ka ndodhur në Dropullin e Sipërm, ku makina tip “Lancia” me targa Gj 39 16 A, që drejtohej nga shtetasi Vasil Pero është përplasur me një mur rrethues. Përplasja ka qenë fatale për shoferin, i cili udhëtonte i vetëm në makinë.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit fatal, ka qenë një defekt në makinë. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje, ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.