Mbrëmjen e djeshme, një aksident rrugor në Lezhë i ka marrë jetën një 50 vjeçari. Ngjarja e rëndë është shënuar në aksin rrugor Lezhë-Balldre, ku mjeti veturë "Opel" me targa AA 485 CN, që drejtohej nga shtetasi Nikolin Gega, 32 vjeç, banues në Kallmet, Lezhë, është përplasur me mjetin motor me targa AC 278, që drejtohej nga Ded Gega, 50 vjec, banues në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë.
Policia rrugore shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pista kryesore mbetet ajo e shpejtësisë si dhe errësira në rrugë.
Burime nga vendngjarja bënë me dije se drejtuesi i mjetit është ndalur dhe e ka dërguar të aksidentuarin për në spitalin rajonal të Lezhës, por si pasojë e plagëve të rënda ka ndërruar jetë.