Në aksin rrugor Cërrik-Elbasan, në afërsi të fshatit Mjekës, dy autobusë linje janë përplasur me një autoveturë, ndërsa një kamionçinë ka dalë nga rruga për të evituar përplasjen. Sipas burimeve të policisë të ndodhura në vendngjarje, u bë me dije se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte autovetura me targa TR8456M, e cila është përplasur me autobusin që kishte përpara dhe më pas është goditur edhe nga autobusi që kishte pas.
Ndërkaq automjeti që udhëtonte në drejtimin e kundërt përfundoi në kanal, për të evituar përplasjen me mjetet e aksidentuara. Ndërsa sy të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Elbasanit. Ata po mbahen nën kujdesin e mjekëve, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.