Një aksident ka ndodhur në orët e para të së enjtes në aksin rrugor Tiranë-Durrës, ndërsa një automjet është përplasur me trafikndarësen.
Ende nuk dihet nëse ka të plagosur apo viktima, ndërsa policia bën me dije se forca e goditjes ka qenë e fortë, duke bërë që automjeti të kalonte në krahun tjetër të rrugës.
Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen, por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.