Komuniteti i Piazencës në Itali vazhdon të jetë i shokuar pas ngjarjes, ku dy të rinj u aksidentuan për vdekje në orët e para të mëngjesit.
Viktima të aksidentit kanë mbetur Ergi Skënderi dhe Xhuljo Kaja, respektivisht 20 dhe 22 vjeç, pasi kanë dalë nga një lokal nate e po ktheheshin në shtëpi. Shoferja që ka shtypur për vdekje të rinjtë ishte italiania Irena Vetere.
Në të kaluarën, asaj i ishte hequr patenta për shkak se e ngsite makinën në gjendje të dehur.