BREAKING NEWS

SHBA tërhiqet përballë Sali Berishës, vula e PD kthehet te Rithemelimi, nis skenari i 2005 për rikthimin në pushtet të familjes “Berisha”, ja surprizat që pritet të ndodhin në zgjedhjet ë 2025

SHBA tërhiqet përballë Sali Berishës, vula e PD kthehet te
x
BREAKING NEWS

Ja si do spastrohet politika shqiptare nga Sali Berisha, Spartak Ngjela zbardh prapaskenat e vendimit të Gjykatës së Apelit për kalimin e vulës dhe logos së PD te Rithemelimi

Ja si do spastrohet politika shqiptare nga Sali Berisha, Spartak Ngjela zbardh
x
BREAKING NEWS

Kalimi i vulës së PD në duart e Sali Berishës, lajm ogurzi për Ilir Metën, ja si do të dalë jashtë loje presidenti i PL dhe pse vendimi i Gjykatës së Apelit është politik, juristja Brizida Gjikondi zbulon të pathënat

Kalimi i vulës së PD në duart e Sali Berishës, lajm ogurzi
x
BREAKING NEWS

Edi Rama u prish qetësinë deputetëve dhe ministrave, paralajmëron furtunë në listat e zgjedhjeve të 2025, shtyhet për në shtator takimi me emigrantët në Londër e Gjermani, ja kur do të mbahet Kongresi i PS

Edi Rama u prish qetësinë deputetëve dhe ministrave,
x
BREAKING NEWS

50 urdhër-arreste në tryezën e prokurorëve specialë, ja 10 dosjet që po “kopsit” SPAK, gazetari zbardh emrat “VIP” të rrezikuar dhe tregon provat tronditëse që ka zbuluar drejtësia e re për disa deputetë të Kuvendit

50 urdhër-arreste në tryezën e prokurorëve specialë, ja
x
BREAKING NEWS

Del vendimi i detajuar, ja kur dhe sa do të rriten pagat për 130 mijë punonjësit e administratës në vend, zbardhet skema e re që do të ndiqet edhe për bashkitë

Del vendimi i detajuar, ja kur dhe sa do të rriten pagat për 130
x
BREAKING NEWS

Allajbeu i “Spitalit Amerikan” ka futur gruan e tij për të marrë para nga koncensioni i sterilizimit, dalin dokumentet, ja si u largua menjëherë pas thellimit të hetimeve nga SPAK

Allajbeu i “Spitalit Amerikan” ka futur gruan e tij për të
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbulon skenarin e “errët” të Sali Berishës që po thur nga banesa me besnikët e tij për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja vepra penale që ka kryer Flamur Noka për interesat e ish-kryeministrit

Romeo Kara zbulon skenarin e “errët” të Sali Berishës
x

Aktualitet

Aksioni me urdhër të SPAK/ “Dosja ende ka shumë detaje”, gazetari i njohur zbulon detajet: Operacioni i mirëkoordinuar me policinë, anëtarët e grupeve kriminale flisnin nëpërmjet...

Aksioni me urdhër të SPAK/ “Dosja ende ka shumë

Operacioni kombëtar i shtrirë në disa qytete në vend, synoi goditjen e personazheve të botës së krimit. Ky aksion me urdhër të SPAK është vlerësuar si më i rëndësishmi deri më tani, ndërsa operacioni është ende në vijim.

Dosja voluminoze e SPAK ka zbardhur disa ngjarje të rënda kriminale të viteve të fundit, ku rezultuan edhe komunikimet mes ish-deputetit Arben Ndoka dhe Ervis Martinajt.

Ish deputeti i shpreh këtij të fundit për futjen e Shullazit në regjimin 41 bis. Në dosje mësohet edhe roli i 4 policeve të përfshirë në grupe kriminale.

Gazetari Ermal Vija në një emision televiziv foli për rëndësinë e kësaj dosje, dhe operacioni i cili është ende në vijim. Ai u shpreh në këtë megaoperacion ka pasur një numër të lartë të efektivëve që kanë qenë nga drejtori të Tiranës, dhe se janë dhënë mbi 50 urdhër arreste.

“Numri më i madh i efektivë janë nisur nga drejtori të policisë së Tiranës. Operacioni ka qenë i madh, janë dhënë mbi 50 urdhër arreste, pra është dashur të bëhej një koordinim i efektivëve në terren. Urdhër arrestet u janë dhënë agjentëve të policisë të mbyllura me zarf. Operacioni i mirëkoordinuar me Policinë, BKH dhe Interpol. Hetimet vazhdojnë. Për ata persona që rezultojnë të kenë dalë jashtë Shqipërisë, do të duhet koordinimi me Interpol. Sa i takon 11 personave që sipas TIMS rezultojnë në vendin tonë, kërkimet do të vijojnë brenda vendit dhe nëse nuk gjendet për 30 ditë, policia ka detyrimin të bëjë shpalljen në kërkim ndërkombëtar. Dosja ende ka shumë detaje dhe për eksponentë të botës së krimit ku janë lëshuar urdhër arreste. Anëtarët e grupeve kriminale flisnin përmjet këtyre aplikacioneve, por kishin dyshime sepse ky aplikacion ka vetëm komunikime me mesazhe, por këtu zbulohen edhe komunikime të anëtarëve të tjera të grupeve kriminale”, tha ndër të tjera gazetari Ermal Vija.

Në total nga 50 urdhër arreste u ekzekutuan 20 masa sigurie, ndërsa 30 të tjerë vijojnë të jenë ende në kërkim.

Për zbatimin e këtij plani operacional sipas policisë janë angazhuar mbi 300 efektivë të forcave elitare, ndërsa theksohet se ka bashkëpunim të plotë me SPAK, me GJKKO-në dhe me prokuroritë e vendit.

 

Më të lexuarat