Erzen Breçani, Bujar Ajeti i njohur dhe me mbiemrin Germizi, Dedan Gjoni dhe Besmir Murtati të arrestuar pas një operacioni të SPAK dy ditë më parë, dalin sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Ish-drejtuesi i policisë, Erzen Breçani u vu në pranga me urdhër të SPAK, gjatë një operacioni ku u lëshuan 11 urdhër-arreste.
Mes të arrestuarve janë oficerja e drejtorisë së kufirit Jonida Babameto dhe shefi i seksionit të krimeve në komisariatin nr. 6 Dedan Gjoni.
Në kërkim në kuadër të këtij operacioni është shpallur në kërkim edhe biznesmeni Ervin Mata, një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka pasur me, Ervis Martinaj.