Një person i shpallur në kërkim është arrestuar në pikën kufitare të Morinës. Nga burime të policisë, mësohet se në pikën kufitare të Morinës në Kukës është ndaluar shtetasi Fatmir Nazifi, i cili rezultonte person i shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, pasi akuzohet për veprën penale të "Rrëmbimit të personit".
Nazifi i cili po përpiqej të kalonte kufirin në drejtim të Kosovës është identifikuar nga sistemi Tims dhe është prangosur nga policia kufitare.
Aktualisht ai po mbahet në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Kukësit, në pritje të kryerjes së procedurave për tu transferuar në kryeqytet.